• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELASHE PËR DONALD TRUMP/ Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon akuzën ndaj ish-presidentit në Senat
Home
Nderkombetare

TELASHE PËR DONALD TRUMP/ Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon akuzën ndaj ish-presidentit në Senat

25 January, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara paraqet të hënën zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi gjatë fjalimit para përkrahësve të tij në 6 janat, përpara sulmit në Kapitol.

Nëntë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të shërbejnë si prokurorë, do të kalojnë të hënën në mbrëmje përmes ndërtesës ku qindra mbështetës të zotit Trump u përplasën me policinë, duke lënë pesë të vdekur, për të dorëzuar akuzën në Senat, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit.

Një ritual i ngjashëm u krye për gjyqin e parë ndaj zotit Trump janarin e kaluar.

Ai është i vetmi president i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t’u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen.

Udhëheqësit e Senatit, që është i ndarë 50-50 mes dy partive, po ku demokratët sigurojnë shumicën falë votës së nënpresidentes Kamala Harris, kanë rënë dakord të mos fillojnë gjyqin deri më 9 shkurt. Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit.

Pas një fushate dy-mujore pretendimesh pa prova se kishte fituar në zgjedhje, zoti Trump më 6 janar u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” për të përmbysur rezultatin. Më pas një turmë shkoi në Kapitol, duke detyruar ligjvënësit të ndërprisnin senacën, të fshiheshin në mjedise të sigurta dhe të shtynin për disa orë çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Dhjetë anëtarë republikanët të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar zotin Trump. Demokratët e Senatit do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 Republikanëve për ta dënuar atë, një objektiv i vështirë për t’u realizuar, duke pasur parasysh popullaritetin e vazhdueshëm të zotit Trump me votuesit republikanë.

Sipas një sondazhi të agjencisë Reuters / Ipsos të premten 51% e amerikanëve mendojnë se Senati duhet ta shpallë fajtor ish-presidentin Trump. Kjo ndarje përputhet me përkatësinë partiake të të anketuarve, nga të cilët më pak se dy ndër 10 republikanë që bien dakord me këtë pohim.

Republikanë të shumtë, përfshirë udhëheqësin e tyre në Senat, Mitch McConnell, e kanë dënuar dhunën dhe e kanë kritikuar zotin Trump për nxitjen e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Kush ishte Agim Sulaj, pedagogu dhe ushtaraku që humbi betejën me koronavirusin
Previous article RESHJET/ IGJEUM paralajmëron për nesër: Drini, Buna dhe Vjosa janë rrezik për përmbytje

Delo.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT