• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TEATRI”/ Veliaj: Kushtetuesja na dha të drejtë. Akuzat e AMT? Jo çdo klloun meriton mikrofon
Home
Politikë

“TEATRI”/ Veliaj: Kushtetuesja na dha të drejtë. Akuzat e AMT? Jo çdo klloun meriton mikrofon

5 July, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në një lidhje skype me News24, nga Budapesti ku ishte i prnaishëm në përurimin e bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kreu i bashkisë së Tiranës, komentoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Veliaj u theksoi se Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë bashkisë me vendimin e saj, ndërsa ligji i shfuqizuar, ishte ndërprere më parë prej tyre, kur u vendos që Teatri i ri Kombëtar do të ndertohej me fondet e qeverisë dhe jo me PPP.

‘Unë nuk hahem dot me gjithologët, janë të pakapshëm për mendjen time modeste. ishte një vendim për ligjin për PPP kur ne vetë e anuluam. Ai ligj special mbaroi së ekzistuari.\Ligji skadoi edhe prej afatit por edhe për faktin se ne vendosim ta bëjmë vetë. Gjykata i dha të drejtë bashkisë që mori vendimin për të prishur Teatrin. Do presim zbardhjen e lejes nga KKT, do respektojmë procedurat dhe besoj në 100 ditë do të nisimin punën për Teatrin e ri Kombëtar.” u shpreh Veliaj.

“Teatri do bëhet, pyetja është sa kllounë do bëhen. Unë nuk kthehem nga misioni për modernizimin e qytetit. Kryeministri Rama është 100 % i vendosur për t’i shkuar deri në fund projekteve. Këshilla ime për cdo lloj klouni që del e merr aventura, teatri do bëhet. Mund të na vonojnë, por nuk do na ndalojnë. Nuk ka asnjë pengesë për të bërë një teatër modern, si po bëjmë piramidën, sic po bëjmë punimet te Astiri” vijoi më tej Veliaj.

Ndër të tjera kryebashkiaku u pyet edhe mbi akuzat e ngritua nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kryesisht nga juristja e saj Adriana Kalaja, për të cilat u shpreh se nuk meritojnë të marrin vëmendje publike.

“Cdo lloj mitomani që merr mikrofonin, meriton të ketë vëmendje publike sot? Jam i përgjegjshëm për ata që më përfaqësojnë. Kë artistë, mua kjo zonjë s’më duket artiste, më duket një mitomane e dënuar për mashtrim me vendim gjykate.

Cdo hajvan, mitoman, klloun që kërkon të nisë luftë me ambasandën amerikane meriton të ketë mikrofon. Ndaj ku je kë përfaqësoni. Jo cdo kllou meriton mikrofon. Të tillë gaztorë unë kam takuar pafund. Cdo projekt i ri prodhon njerëz edhe më qesharakë. Ky është projekti ynë i 100 në bashkinë e tiranës, ndaj këto historitë me pushtim ambasadash janë të denjë për filma me sherifa, që nuk i shërbejnë Shqipërisë së 2021. Teatri do bëhet dhe do fillojmë punën shumë shpejt.” tha Veliaj.

Ndarjen në votim të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese mbi Teatrin, kryebashkiaku e komentoi si një ‘qokë politike’ të tyre ndaj presidentit të Republikës.

“Kushtetuesja nuk ishte unanime, ne kishim shumicën por e kuptoj edhe ca në minorancë, i kuptoj detyrimet politike ndaj presidentit. I mirëkuptoj, por iu bëj apel: Do i rrisni fëmijët në Shqipëri, do i coni në një teatër tallashi, apo ne nje vend ku te shkosh si zoteri? Vendimet e tyre nuk janë vetëm qoka politike. Viti i ri do ta gjejë Tiranën të paktën me një kantier teatri të ri.” tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E SUPERIORES/ Nga Kallaku tek Latifi dhe Marku, ja të gjitha lëvizjet e kryera nga klubet...
Previous article ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit “fiksohet” me shqiptarët, firmos me sulmuesin 20-vjeçar

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT