Kryeministri Edi Rama vijon të shpërndajë deklarata të artistëve, të cilët mendojnë se godina e Teatrit Kombëtar duhet të shembet.
Ditën e sotme, kreu i qeverisë ka shpërndarë në “Facebook” deklaratën e regjisorit Altin Basha i cili shprehet se: Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re.
Postimi i plotë i Ramës:
Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.
ALTIN BASHA:
Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.
/AlpeNews.al


