• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEATRI/ Aktivistja dhe Avokatja e Aleancës për Teatrin: Çipi dhe Budina karagjozë, e shitën kauzën
Home
Sociale

TEATRI/ Aktivistja dhe Avokatja e Aleancës për Teatrin: Çipi dhe Budina karagjozë, e shitën kauzën

21 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtuesit e Aleancës për Teatrit janë përçarë mes tyre duke e akuzuar njëri-tjetrin për shitje të kauzës së tyre duke u vënë në shërbim të partive politike. Përmes një postimi në Facebook, një prej drejtuesve të kësaj Aleance që nga dita e parë, Mirela Jorgo akuzon Kastriot Çipin dhe Edmond Budinën se tradhëtuan aktivistët duke e shuar këtë nismë. Ajo thotë se këta “të ligj” u bënë bashkë me ata që prishën teatrin, por që kërkojnë të përfitojnë politikisht përmes protestave në emër të mbrojtjes së teatrit.

Jorgo thekson se të qarat dhe qurravitjet janë më të shpifura se shkatërrimi i atij teatri. Duke iu përgjigjur një komentuesi në profilin e saj, Jorgo shkon edhe më tej ku thotë se në protestën e djeshme ishin vetëm militantë partie që përpiqen të flasin me mikrofon me axhendë. “Nuk e pe sheshin dje që kishte vetëm struktura partie? Aty kam qenë dhe përpiqen të flasin me mikrofon me axhendë”.

Postimi i plotë

A luftohet diktatura me peticione. Edhe atë revoltë që kishin shqiptarët për shembjen e teatrit, këta delirantët, me ato fjalime patetike se jemi “kockë e fortë” , e shuajtën

Të protestosh me axhendë dhe me orar do te thote ose je iidiot ose je i lig dhe bashkëpunues me ata që prishën teatrin. Mileti, diten e 17 Majit po reagonte fuqishëm por ja që te nesermen dalin ne podiume dhe rrahin gjoksin se kane bërë heroizem që atë protestë e mbajtën peng dhe e izoluan.

Nuk e kthyen asnjehere ne gjithëperfshirje. Nuk e perhapen neper te gjitha qytetet e Shqiperisë. Nuk lobuan sic po dalin sot neper te gjitha mediat duke na trazuar zorret me patetizmat e tyre dhe te justifikojne situatën.

Madje, po e mbajne peng edhe ne keto ditë zemërate. Kaq te lexueshëm janē , sa mendojne se do t’u hedhin hi syve shqiptarëve. Ai teater u prish sepse ndoqën me qëllim atë strategji që përmenda me sipër. Nuk kanë këllqe ti hyjne ne zyre Veliajt dhe Rames dhe tja vendosin shkaterrimin ne kolltuqet e tyre. Te qarat dhe qurravitjet jane më te shpifura se shkaterrimi i atij teatri.

Nga ai shesh ku ata nuk lëshonin mikrofonin jane zbuar shumë herë njerëz dhe personalitete sii ndjeri Maks Velo i cili gjithe kohes kërkonte te mos shkapërdihej qëllimi i protestes ne sharje dhe fyerje por ne argumenta te forta ditë pas ditë per teatrin , duke ngritur gishtin si për qeverisjen e majtë dhe ate te djathtë.

Delirantë dhe te djallëzuar duke u hedhur uje flakēve të revoltes . Nuk kane asnje ndryshim me ata banore te Unazes qe e shiten kauzen e tyre dhe u zhdukën. Ndryshimi i gjithçkaje nuk behet me peticione dhe letra bakalli , por me nerv dhe dashuri per vendin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO UDHËTONTE ME BABAIN/ Aksident pa pasoja për jetën në aksin Korçë-Pogradec
Previous article ARTUR AJAZI/ Rama duhet të shembë edhe “teatrin” e Metës

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT