• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË ZHGËNJYER ME DËSHTIMIN…”/ Diplomatët ndërkombëtar kritikojnë parlamentin e Kosovës
Home
Rajon

“TË ZHGËNJYER ME DËSHTIMIN…”/ Diplomatët ndërkombëtar kritikojnë parlamentin e Kosovës

6 March, 2019 k.autor Rajon

Në Prishtinë diplomatët amerikanë dhe evropianë reaguan me kritika të rrepta ndaj vendimit të parlamentit të Kosovës për emërimin e Naser Shalës në postin e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë s Krahasimit dhe Vërtetimit të Pronës në Kosovë.

Kjo agjenci e pavarur e themeluar nga parlamenti i Kosovës, ka në mandatin e saj të pranojë, krahasojë dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Pronat, të zgjidhë dallimet dhe mos përputhshmërinë në mes të dokumenteve të cilat i ka marrë Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale të Kosovës, për pronën private, atë komerciale dhe pronën e bashkësive fetare.

Të mërkurën ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e zotit Shala.

Ambasada britanike ka një Marrëveshje Mirëkuptimi me parlamentin e Kosovës për vëzhgimin e emërimeve në agjencitë e pavarura.

Në një njoftim të ambasadës britanike thuhet se parlamenti shkeli këtë marrëveshje.

“Fatkeqësisht, javën e kaluar, parlamenti dështoi të zgjedhë të vetmin kandidat, i cili kishte përmbushur kriteret për këtë pozitë dhe në vend të tij emëroi kandidatin që nuk konsiderohet se plotëson kriteret profesionale”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e ambasadës britanike.

Duke i bërë jehonë qëndrimit britanik, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në një postim ne rrjetin twitter u shpreh “i zhgënjyer me dështimin e parlamentit për të emëruar kuadro profesionale” në këtë agjenci.

“Deputetët dëshmuan se vlerësojnë më shumë emërimin e miqve të tyre në pozita të larta sesa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”, shkroi ambasadori Kosnett.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë u shpreh thellësisht e “zhgënjyer”, duke theksuar se emërimi nuk është “në vijë me praktikat dhe vlerat evropiane”.

Nuk pati nje reagim të menjëhershëm të parlamentit të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HACKERI QË TRONDITI THEMELET" E FUTBOLLIT/ Hungaria do ekstradojë Rui Pinto, ja masat ekstreme
Previous article SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ronaldo paralajmëron "remuntada"-n kundër Atleticos

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate! Rajon

ZGJEDHJET/Vuçiç pranon humbjen: Studentët fituan zgjedhjet, marrin deri në 140 mandate!

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare Rajon

ZGJEDHJET NË SERBI/ Radhë kilometrike në disa pika kufitare

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT