• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË VDESËSH PËR MË PAK SE 50 EURO”/ Zbardhet dëshmia e të riut shqiptar i akuzuar për vrasjen e 91 vjeçares italiane (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

“TË VDESËSH PËR MË PAK SE 50 EURO”/ Zbardhet dëshmia e të riut shqiptar i akuzuar për vrasjen e 91 vjeçares italiane (FOTO)

27 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Të vdesësh për më pak se 50 euro. Kështu përfundoi jeta e Diva Compagnucci, një ish-mësuese e shkollës fillore të Tolfës, 91 vjeçare, por ende e kthjellët dhe me shëndet të mirë. Ajo hapin derën e vrasësit të saj, pasi e njihte duke djali i shërbëtores.

4823221_0945_tolfa_anziana

Sergio Malaj, 24 vjeç, shqiptar, ishte i njohuri i familjes dhe pikërisht për këtë arsye ai përfundoi menjëherë në krye të listës së të dyshuarve për vrasjen e ish-mësueses në periferi të Civitavecchia, e gjetur e vdekur mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e saj. Gruaja e moshuara e njohur në të gjithë qytetin u godit me grushte, duke gjetur vdekjen.

Malaj, me sa dukej i alkoolizuar u shfaq në shtëpinë e Divës. Ai donte para por Compagnucci kishte pak më pak se 50 euro, të cilat do t’i përdorte për të shkuar tek parukierja. Në mbrëmje, ajo kishte planifikuar të shihte një shfaqje në Claudio, para shtëpisë së saj. Por, i riu shqiptar kërkoi më shumë. Sipas hetuesve, ai e ka goditur disa herë gruan derisa ish-mësuesja përfundoi në dyshemenë e kuzhinës. Atëherë, vrasësi sulmoi dhomën e gjumit në kërkim të më shumë parave. Ai nuk gjeti asgjë dhe u largua.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi dhunën e të riut, i përshkruar nga të gjithë si njeri shumë i qetë. Fakti është se të premten pasdite ai arriti të hynte në shtëpinë e zonjës Diva dhe më pas sulmoi egërsisht.

“Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë , kam qene në një vend tjetër”, thotë Sergio Malaj. Shqiptari i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit Mirko Piloni duke dhënë versionin e tij të fakteve.

I riu shqiptar nuk ka pranuar fajin dhe akuzën edhe pse disa dëshmitarë kanë deklaruar se Sergio Malaj ka qenë atë ditë rreth e qark pallatit.

Për avokatin mbrojtës Andrea Romani, shqiptari ka dhënë versionin e tij, por ka ende elementë për t’u sqaruar e që priten të zbardhen ditën e hënë ku do të zyrtarizohet dhe urdhri i arrestimit.

Arrestimi

albanese-kTqG-U3150193966560yqH-1224x916@Corriere-Web-Roma-593x443

Në agim dje, policia mbërrin në shtëpinë e të riut, i cili jeton në Tolfa me prindërit e tij. Ata gjejnë pantallona të ndotura me gjak brenda makinës larëse. Gjurmët e këpucëve të tij janë të ngjashme me ato të gjetura në dyshemenë e shtëpisë së gruas.

Dyshimet janë të shumta dhe i riu përfundon në komisariatin e policisë, ku fillon marrja në pyetje për orë të tëra.

“Nuk isha unë, nuk e vrava”, vazhdon e përsërit i riu, pa pranuar krimin. Marrja në pyetje mbyllet në orën 18.30, kur prokurori vendos për arrestimin e njëzet e katër vjeëçarit dhe dërgimin e tij në burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEQARDHJE PËR NEGOCIATAT/ Ish-kryeministri grek Papandreu: Ballkani duhet të forcohet
Previous article AKSIONI PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE NË DURRËS/ Sako: Qytetarët meritojnë të lëvizin me dinjitet në rrugët tona

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT