Nuk arrin t’u besosh syve e veshëve të tu. Pas dy javësh paralizim tani fillojnë të bëhen llogaritë e para: të vdekur kundrejt rritjes ekonomike. Kjo nuk duhet të ndodhë, mendon Henrik Böhme.
Është një pyetje, ndaj së cilës nuk ka përgjigje. Unë për vete të paktën nuk kam përgjigje. Disa besojnë, se e dinë cila është përgjigja. Thelbi, rreth të cilit zhvillohet tani debati është: çfarë ka për ne më shumë vlerë? Mbrojtja e shëndetit të individit apo mbrojtja nga një krizë e tmerrshme ekonomike?


