• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Vrasja me 7 plumba e biznesmenit Ardian Nikulaj, viktima u mbajt nën vëzhgim 1 javë nga autori
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Vrasja me 7 plumba e biznesmenit Ardian Nikulaj, viktima u mbajt nën vëzhgim 1 javë nga autori

21 April, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 jave për ta ekzekutuar. Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së mërkurës në Shëngjin. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të lokalit në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj, ku edhe u vra.

Për shkak të skafandrës që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti person që ka kryer krimin e rëndë. Përgjatë dy ditëve janë kryer një sërë veprimesh hetimore si dhe janë bërë kontrolle në disa zona, por policia nuk ka arritur të gjeje asnjë prove që mund të shërbeje zbardhjes së ngjarjes.

Dyshimet janë se autori i cili mund të jetë vrasës me pagesë ka bashkëpunuar dhe më persona të tjerë që e njohin mire zonën për të kryer krimin, ndërsa është treguar i kujdesshëm dhe profesionist duke mos dëmtuar asnjë person tjetër që ishte brenda lokalit në momentin e ngjarjes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës sapo kishte hyre dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Vrasja vijon të mbetet pa autor, ndërsa viktima i cili ishte një person mjaft i njohur në zonen e Lezhës u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME SHPIRT THEM..."/ Vis Pupa zbulon emrat e 4 finalsitëve të BB VIP
Previous article AKSIDENT NË AKSIN KORÇË-POGRADEC/ Plagosen dy vëllezër, njeri prej tyre në gjendje të rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT