• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Masakra mes bandave shqiptare në Athinë, zbulohen emrat e 3 viktimave
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA DETAJE/ Masakra mes bandave shqiptare në Athinë, zbulohen emrat e 3 viktimave

3 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Adil Tefa është njëri prej tre shqiptarëve që ka mbetur i vrarë nga masakra e përgjakshme mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Tefa drejtonte makinën tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Dy shtetasit e tjerë shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve, raporton Ballkan Web.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet fjalë për larje hesapesh mes 2 bandave shqiptare, që ishin të njohura nga policia për krime të mëparshme dhe aktivitetin e tyre në botën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mësohet se njëri nga shqiptarët është vrarë nga policia greke, në tentativë e sipër për ta neutralizuar.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për mediet greke se fillimisht menduan se të shtënat ishin fishekzjarrë, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.

“Papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarrë. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë”, thotë një dëshmitar okular.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për ekzekutim të planifikuar, pasi mediet greke flasin për larje hesapesh mes dy familjeve shqiptare, që ishin shpërndarës droge.

Njëra nga 3 viktimat konsideronte autorin si fajtor për arrestimin e tij një muaj më parë.

Kronika e ngjarjes

Çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Lexo edhe: Masakra me 3 viktima në Athinë, larje hesapesh mes bandave shqiptare, e kaluara e “zezë” e dy familjeve

Në vend u gjend babai drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend, raporton abcnews.al.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.

Menjëherë me të mbërritur në vendngjarje policia nisi të kërkojë makinën “Toyota”, të cilën e gjeti jashtë një bari në lagjen “Agjius Anargjirous”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë.

Prej përleshjes së armatosur mbeti i vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat. Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Agjius Anargjirus”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI/ Autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vrarë
Previous article PËRPLASJA E PËRGJAKSHME MES SHQIPTARËVE NË ATHINË/ Bandat rivale caktuan orarin për takim! Gruaja në timon mori...

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT