• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA E PËRGJAKSHME MES SHQIPTARËVE NË ATHINË/ Bandat rivale caktuan orarin për takim! Gruaja në timon mori…
Home
Breaking News

PËRPLASJA E PËRGJAKSHME MES SHQIPTARËVE NË ATHINË/ Bandat rivale caktuan orarin për takim! Gruaja në timon mori…

3 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Adil Tefa nga Korça është një prej tre viktimave në përplasjen e përgjakshme mes bandave rivale të drogës, me origjinë shqiptare, mbrëmjen e djeshme në Athinë.

Mediat kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku ka nisur përmbysja e fakteve në raport me atë që u raportua në fillim. Ajo që u duk se nisi më mënyrë aksidentale pas përplasjes së automjetit me motorin, në fakt ishte një sherr mes bandave që kishte nisur përpara episodit të djeshëm.

Palët kishin rënë dakord për një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Grupi i shqiptarit që hapi zjarr i pari udhëtonte me automjetin që drejtohej nga një grua ndërsa motoçiklisti shoqërohej edhe nga dy automjete të tjera mbrapa tij.

Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare. Të dy palët kanë nisur të debatojnë në rrugë. Sapo ka zbritur nga automjeti shqiptari ka nxjerrë armën duke qëlluar të riun që ndodhej në motor.

Menjëherë babai i këtij të fundit i cili ndodhej në automjet ka zbritur duke ecur drejt shqiptarit por ai e ka ekzekutuar nga afër pa u menduar.

Makina tjetër që shoqëronte të riun ka tentuar të largohej ndërsa personi që ndodhej brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar. Por në atë çast gruaja që ndodhej në makinë me banditin shqiptar ka shkelur gazin duke e përplasur atë ndërsa në drejtim të tij është qëlluar edhe me armë zjarri.

Sipas mediave greke gruaja që ndodhej në timon është ish partnerja e personit që ajo goditi me automjet. Si pasojë e plagëve ky i fundit ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas të shtënave, shqiptari që qëlloi motoçiklistin vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe tentoi të grabiste një pikë karburanti. Pas ndjekjes nga policia ai mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri. Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy efektivë policie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ Masakra mes bandave shqiptare në Athinë, zbulohen emrat e 3 viktimave
Previous article AUSTRALI/ Mijëra njerëz urdhërohen të evakuuohen nga Sidney për shkak të shirave të furishëm dhe përmbytjeve

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT