• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos

30 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nga plumbat drejt hotel “Volorekës” në vitin 2020, sulmi ndaj Nikolla Agollit në berberhane në janar të 2025, deri te shitja e lëndëve narkotike, plagosja e 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec mes dritëhijeve të shumta.

Një ditë pas ngjarjes, policia veç Nikolla Agollit, ka arrestuar 30-vjeçarin David Prifti, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij Edison Agollin dhe Meard Berberin, të cilët ishin me autorin e dyshuar të ngjarjes kur qëlloi drejt 35-vjeçarit Syzo, i cili e kishte ndalur mjetin në rrugë dhe po priste shokun e tij.

Pasi ka mbërritur shoku i Brian Syzos, doli nga automjeti i tij dhe u afrua për të hipur në makinën e 35-vjeçarit. Në të njëjtën kohë mbërrijnë Nikolla Agolli me vëllanë dhe 2 miqtë e tyre, qe fillimisht thyen xhamin e përparmë të mjetit të shokut të Syzos. Nga këto të dhëna rezulton se Brian Syzo sapo doli nga makina, u përball me reagimin e menjëhershëm të Nikolla Agollit i cili e qëlloi me disa plumba 35-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë. Pas plagosjes, autori dhe tre bashkëpunëtorët janë larguar nga vendngjarja, duke braktisur mjetin në Qafë-Thanë e më pas u shpërndanë. Nikolla Agolli u kap disa minuta pas ngjarjes në një fugon në Prrenjas dhe pas tij u kap edhe David Prifti.

Nga ana tjetër, i plagosuri u dërgua në Spitalin e Pogradecit nga shoku i tij dhe më pas u nis drejt “Traumës” me helikopter, pasi plumbat i kanë prekur një nga venat kryesore të këmbës.
Brian Syzo dhe personat të cilët tentuan ta vrisnin nuk janë emra të panjohur për forcat e rendit. 35-vjeçari Syzo ka qenë pjesë e grupit të zjarrit që sulmuan hotel “Volorekën” në 2020, ku si organizatorë u akuzuan Ilir Berberi dhe Meard Berberi. Duket se marrëdhënia mes 35-vjeçarit Syzo dhe Meard Berberit është krisur, pasi ky i fundit bashkëpunoi me Nikolla Agollin për ta eliminuar. Meard Berberi ka qenë i dënuar për disa vepra penale, ku pas daljes nga burgu në vitin 2024 i shpëtoi një atentati me lëndë plasëse.

Edhe vet Nikolla Agolli i shpëtoi një sulmi në janar të vitit 2025, kur vëllai i Brian Syzos, Sindi Syzo e plagosi me thikë brenda një berberhaneje, ngjarje që mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e 29 qershorit. Ne kërkim mbeten Edison Agollit dhe Meard Berberit, ndërsa gjatë kontrolleve për kapjen u tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë
Previous article PAMJE NGA ARRESTIMI I EMILJANO NINËS/ Policia jep detaje nga operacioni

s.autor

Postime të ngjashme

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë Aktualitet

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë

PAMJE NGA ARRESTIMI I EMILJANO NINËS/ Policia jep detaje nga operacioni Aktualitet

PAMJE NGA ARRESTIMI I EMILJANO NINËS/ Policia jep detaje nga operacioni

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ Dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ Dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT