Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin E.Dollani pasi pasditen e sotme ka qëlluar disa herë me armë zjarri në lagjen “Fusha e Druve”.
Burime për mediat, bëjnë me dije se Dollani dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit gjatë momentit që ka shtënë me armë zjarri në ajër.
I riu kishte pesë ditë që kishte dalë nga burgu, ndërkohë pasditen e sotme u prangos sërish nga uniformat blu për armbëmbajtje pa leje dhe prishje të rendit publik.


