• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNAT ME ARMË NË VAUN E DEJËS/ Policia: I shkoi miku për vizitë, 47-vjeçari nxjerr pushkën dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNAT ME ARMË NË VAUN E DEJËS/ Policia: I shkoi miku për vizitë, 47-vjeçari nxjerr pushkën dhe…

7 January, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Të shtënat me armë zjarri nga një banesë kanë tronditur sot banorët në Vaun e Dejës, Shkodër. Policia bën me dije se në shtëpinë e Gj. V., 47 vjeç, ka pasur një konflikt mes tij dhe një tjetër personi, mik i cili i kishte shkuar për vizitë. Pas sherrit, janë përdorur armët.

NJOFTIMI I POLICISE:

Qëlloi me armë në drejtim të mikut të vet, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm me pasoja për jetën.

Vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DO UA VËMË FLAKËN”/ Mes turmës së madhe para funeralit të Soleimanit, gjenerali iranian lëshon sot kërcënimin e fortë
Previous article “LLOGARITË E GJAKUT”/ A po rikthehet "DOSJA E TROPOJËS", jo nga drejtësi por nga "GJAKMARRËSIT" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT