• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LLOGARITË E GJAKUT”/ A po rikthehet “DOSJA E TROPOJËS”, jo nga drejtësi por nga “GJAKMARRËSIT” (FOTO)
Home
Ekskluzive

“LLOGARITË E GJAKUT”/ A po rikthehet “DOSJA E TROPOJËS”, jo nga drejtësi por nga “GJAKMARRËSIT” (FOTO)

7 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ditën e djeshme u ekzekutua me breshëri automatiku pranë biznesit të tij Guxim Gjuriqi 47 vjeç në Bajram Curr. Autorët më parë i zënë pritë  dhe pasi e thirrën në emër atentatorët e qëllojnë nga një mjet “Citroen” tip pa targa. Në fshatin Golaj të Hasit u gjend një makinë e djegur tip “Ford Fiesta” me të cilën dyshohet se janë ndihmuar autorët të largohen.

Vrasja e Guxim Gjuriçit sipas gazetarit Artan Hoxha, ka ardhur si pasojë e mungesës së vëllait të tij Agron Gjyriqit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetari tregoi se Agron Gjyriqi ishte shok i ngushtë me Fatmir Haklajn dhe jo kushëri siç është transmetuar në media. 

Ajo që ka ndodhur në Tropojë me gjakderdhjen brenda fiseve, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë pas demokracisë.

“Saga” e vrasjeve në Tropojë:

Cfarë ndodhi dje:

U ekzekutua me breshëri automatiku pranë biznesit të tij Guxim Gjuriqi 47 vjeç në Bajram Curr. Autorët më parë i zënë pritë  dhe pasi e thirrën në emër atentatorët e qëllojnë nga një mjet “Citroen” tip pa targa.

Image result for guxim gjurici

Data 5 janar 1998

Vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri, kunati i Fatmir Haklajt

 

Data 5 janar 1998

Vriten në afërsi të fshatit Cërnicë Avdyl Matoshi, Gjon Kolbuçaj dhe Naim Dizdari. Autorët e këtij krimi janë të panjohur

 

Data 9 janar 1998

Vritet brenda qelive të komisariatit të Bajram Currit oficeri i policisë së kufirit, Shaqir Hoxha. Askush s’është dënuar për këtë ngjarje

Image result for shaqir hoxha

Data 13 janar 1998

Persona të armatosur grabisin 480 milionë lekë në bankën e Tropojës dhe marrin peng policin e shërbimit, autorët të panjohur

 

Data 12 shtator 1998

Vritet në Tiranë deputeti i PD-së Azem Hajdari dhe Besim Çera. Vrasësit direkt të tyre kanë qenë Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi.

Image result for azem hajdari

Data 29 tetor 1998

Grabitet serish banka e kursimeve të Bajram Currit, grabitësit që dyshohen të kenë qenë me uniforma policie morën 620 milionë lekë

 

Data 4 gusht 1999

Vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara Halil Haklaj e Feriz Kërnaja, plagosen rëndë Fatmir Haklaj e Fatmir Daka.

 

Data 4 gusht 1999

Vriten në qendër të qytetit të Bajram Currit, Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, autorët e këtij krimi nuk janë zbuluar ende nga shteti

 

Data 13 tetor 1999

Vritet koloneli Jonuz Hyka së bashku me dajën e tij Musli Gjoçaj në lagjen Partizani të Bajram Currit. Vrasësit janë të pazbuluar

Image result for jonuz hyka

Data 4 nëntor 1999

Vritet në një pritë në fshatin Bujan, 50 metra larg banesës së Jaho Salihit, Fatmir Haklaj dhe Sami Kërnaja, plagoset Jaho Salihi

 

Data 13 shtator 2000

Sulmohen me armë snajper nga një komando, në fshatin Kërnajë, Haklajt. Autorët tentojnë të vrasin Hamdi Haklaj dhe Ylli Haklaj, por dështojnë

Image result for jonuz hyka

Data 3 dhjetor 2000

Vritet më armë snajper nga një komando me njerëz të armatosur, vetëm Ylli Haklaj dhe plagoset Bilbil Selivrada. Vrasësit mbetën të panjohur

Data 28 mars 2001

Sulmohen me armë zjarri nga një komando me njerëz të armatosur Haklajt. Shkëmbehet zjarr për më shumë se 30 minuta, s’kishte viktima

Data 31 tetor 2001

Hidhet në erë pallati ku banonte deputeti Azgan Haklaj, vritet Shote Haklaj dhe plagosen tre persona të tjerë, autorët mbetën të pazbuluar

Data 2 prill 2002

Vriten në lokalin “Ervin” në qytetin e Bajram Currit, Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani. Vrasësja këtë herë është Zylfie Haklaj, vajza e familjes

Data 8 maj 2002

Vriten pas një atentati pranë spitalit të qytetit Elez Haklaj, 70 vjeç dhe djali i tij Çelë Haklaj, 43 vjeç. Autorët largohen dhe djegin makinën.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNAT ME ARMË NË VAUN E DEJËS/ Policia: I shkoi miku për vizitë, 47-vjeçari nxjerr pushkën dhe…
Previous article "ENGJËJ TË BUKUR..."/ Rrëfimi i ish-lojtares së Kombëtares, për vrasjen e Linditës dhe Vetonit: Lanë një vend kaq të veçantë...

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT