Një person është tentuar që të vritet mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Fushë Mbret’ rreth orës 19:40 në vendin e quajtur te ‘Shinat’ , ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Shënjestra ka qenë një i ri, por fatmirësisht ka shpëtuar. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje drejt një automjeti të parkuar, ku ndodhej shënjestra.
Makina nga u qëllua me armë zjarri është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia po merr në pyetje shënjestrën e atentatit për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur kohët e fundit, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve.
Automjeti me të cilën është larguar autori është identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar disa dëshmitarë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Pas disa muajve qetësi rikthehen ngjarjet kriminale në qytetin e Elbasanit.


