Makinat e një 36-vjeçari në Velipojë janë bërë shoshë nga plumbat në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia njofton se rreth orës 02:00, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit David Ndoci, 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


