Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Ka mbetur i plagosur shtetasi Nikolin Huba, rreth 45 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore.
Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi Nikolin Hubaj, 54 vjeç, banues Vau Dejës.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
S e ngjarjes.


