• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNA ME ARMË NË RRËSHEN/ Policia jep detajet e para të ngjarjes, në kërkim babë e bir
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNA ME ARMË NË RRËSHEN/ Policia jep detajet e para të ngjarjes, në kërkim babë e bir

26 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me arme zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Rrëshenit pak minuta me pare. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet. Fillimisht janë përplasur fizikisht e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës.

Njoftimi i policisë:

Rrëshen, Mirditë

Qëlluan me armë zjarri, pas një konflikti të çastit, drejt automjetit të një shtetasi, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (babë e bir).

Në Rrëshen, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit M. B. dhe E. B. (babë e bir), banues në Mirditë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., banues në Mirditë, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fillimisht janë konfliktuar dy të rinjtë me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. B. ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin M. B., kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit  me të cilin lëvizte shtetasi S. R. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH TRADHËTON MË SHUMË? Zbuloni çfarë thonë studimet...
Previous article MARRËVESHJA E OHRIT/ Kurti pas takimeve në Tiranë: Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

F.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Zbardhet e kaluara kriminale e Thimjo Rubatit! Trafik minorenësh, rrëmbim dhe skeda në Greqi. Drejt 50-vjeçarit u qëllua me 9 plumba

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT