Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Durrës. Të shtënat kanë ndodhur pranë autostradës së Kënetës, por në fakt kanë nisur që në rrugën dytësore në Maminas.
I plagosur ka mbetur Julian Meçaj, i cili ndodhet në spital. Ndërsa dyshohet për të plagosur të tjerë.