Tre persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (31 gusht).
Sherri mes dy grupeve nisi në Levan-Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet e spitalit.
Të shtënat brenda spitalit-Mësohet se një person i armatosur ka hyrë brenda ambienteve të spitalit, duke qëlluar me armë zjarri, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur.
Mësohet se dy persona janë plagosur me sende të forta, ndërsa njëri me armë zjarri.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij sherri, në të cilën janë përdorur edhe levat.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorët që kanë shtënë me armë zjarri.


