Kryeministri Rama u premton sarandiotëve se verën e ardhshme do të kenë një shëtitore “perlë”, për të bërë xhiro buzë detit.
Rama publikon videon e punimeve për shtëtitoren e Sarandës dhe shkruan se nga një projekt 3D ajo është futur tashmë në rrugën e të bërit realitet.
“MIRËMËNGJES
Të shkosh në Sarandë dhe të mos bësh dot një shëtitje në një hapësirë të gjerë buzë detit? Boll më, koha për ta bërë
Ju jap fjalën me video që verën e ardhshme ju pret një shetitore perlë.
Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.


