Një shpikje inovative vjen nga shkencëtarët e Torontos, të cilët kanë nxjerrë në treg një makinë e cila mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen esëll rreth tre herë më shpejt se zakonisht.
Përdoruesit inkurajohen t’i bëjnë vetvetes hiperventilim duke marrë frymë fort dhe shpejt në një maskë fytyre e cila i furnizon ata me dioksid karboni.
Me hiperventilim ata përdorin mushkëritë për të nxjerrë jashtë alkoolin. Frymëmarrja më thellë dhe më shpejt se normalja eliminon dioksidin e karbonit nga gjaku së bashku me alkoolin.
Ajo është testuar në një studim fillestar, ku disa burrave iu është dhënë rreth gjysmë gote e madhe vodka. Vullnetarët u pastruan nga alkooli tre herë më shpejt kur përdorën paisjen, krahasuar me procesin natyral të trupit. .
“Kjo paisje përgjysmon sasinë e alkoolit në trupin e dikujt brenda 45 minutash, në vend të dy ose tre orëve që ky proces zgjat zakonisht mesatarisht.”, u shpreh, Dr Joseph Fisher, nga Instituti i Kërkimeve të Spitalit të Përgjithshëm të Torontos.


