• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TE SHARA, KËRCËNIME DHE…/ Si degradoi mbledhja e djeshme e Partisë Demokratike
Home
Aktualitet
Kronikë

TE SHARA, KËRCËNIME DHE…/ Si degradoi mbledhja e djeshme e Partisë Demokratike

7 June, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një mbledhje maratonë e PD-së zyrtare që ka sjellë debate të forta, sulme e kërcënime ndaj deputetëve demokratë.
Gazetari Osman Stafa, i cili ka ndjekur zhvillimet në selinë e re të PD-së zyrtare ka zbardhur për “BalkanWeb” detaje të reja.

Ai tha se mbledhja nisi dje rreth orës 18:00 ku do të vendosej për riorganizimin e kësaj force.
“Gjatë gjithë kohës së mbledhjes ka pasur diskutime dhe qëndrime të ashpra. Bardhi, Tabaku dhe deputetë të tjerë kërkonin kohë për organizimi ne zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, por shumica e të pranishmëve, jo deputetë vendosën që zgjedhjet të bëhen menjëherë dhe të jetë 29 korriku dita kur PD të procedojë me zgjedhjen e kryetarit.
Jashtë selisë së PD-së zyrtare ishin mbledhur një numër i pacaktuar personash që nuk kishin lidhje me kryesinë e PD, por mbështetës të Lulzim Bashës.
Nga ky grup janë hedhur ofendime ndaj deputetëve Bardhi dhe Korreshi.

Të njëjtin fat kanë pasur dhe deputetë të tjerë, si Helidon Bushati, Bledjon Nallbati apo Lefter Gështenja, të cilët kanë dalë më pas dhe janë kërcënuar.
Këta persona që u larguan nga mbledhja u panë si persona jashtë linjës së asaj që u vendos në mbledhje dhe që nuk votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri”, raportoi gazetari Stafa.
Ndërkohë që jashtë ambienteve të kryesisë, mbështetësit e Bashës iu kanë kërkuar llogari deputetëve “rebelë”, duke iu thënë “t’ju vijë turp”, “po na torturoni”, apo kërcënime të tipit “nëse shkoni te Berisha do ta keni pisk punën”.

“Lëvizja e Tabakut ishte e papritur, duke qenë se edhe në intervistat e saj nuk ka lënë të kuptohej se do të jepte dorëheqjen. Por e gjitha kjo u bë në momentin kur Kryesia mori vendim që të shkonte në zgjedhje për kryetar të PD
Kjo u pa si një lëvizje për t’i hapur rrugën Lulzim Bashës të rikthehej në krye të PD
Në video dëgjohen edhe kërcënimet, ata u kanë thënë deputetëve se nëse do të shkojnë tek Berisha do ta kenë pisk punën dhe se do të përballem me ta drejtpërdrejt. Ata kanë thënë se deputetët nuk duhet të kishin dalë nga mbledhje dhe se duhet të kishin votuar”, raportoi gazetari Stafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush është Thanas Bako, shqiptari nga Saranda që pastroi 250 milionë euro të grupeve kriminale, Europol e…
Previous article PUTHENI NË PUBLIK? Prisni, jo pa ditur këto 3 rregulla

F.autor

Postime të ngjashme

SHI E BRESHËR NË KORÇË/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, ja situata Aktualitet

SHI E BRESHËR NË KORÇË/ Rrugët e qytetit përmbyten nga uji, ja situata

ME KANABIS NË MAKINË/ Dy të rinjtë në Shkodër tentojnë t’i shpëtojnë “Shqiponjave”, por… Aktualitet

ME KANABIS NË MAKINË/ Dy të rinjtë në Shkodër tentojnë t’i shpëtojnë “Shqiponjave”, por…

AFERA PËR INCENERATORIN E FIERIT/ GJKKO merr vendimin, dënohet me 6.8 vite burg Lefter Koka! 2.8 vite burg për Alqi Bllakon Aktualitet

AFERA PËR INCENERATORIN E FIERIT/ GJKKO merr vendimin, dënohet me 6.8 vite burg Lefter Koka! 2.8 vite burg për Alqi Bllakon

Facebook Comments

NAMIR LAPARDHAJA/ Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për demokratët Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Kukësi konfirmoi se Berisha-Bardhi nuk janë zgjidhje për demokratët

MERO BAZE/ Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra Blog

MERO BAZE/ Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

YLLI PATA/ ‘Loja e rrezikshme’ me eskortën e kreut të SPAK Blog

YLLI PATA/ ‘Loja e rrezikshme’ me eskortën e kreut të SPAK

LUTFI DERVISHI/ Darka e pa paguar e italianëve në Berat… Blog

LUTFI DERVISHI/ Darka e pa paguar e italianëve në Berat…

MERO BAZE/ Pse SPAK po i shqetëson të gjithë! Blog

MERO BAZE/ Pse SPAK po i shqetëson të gjithë!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT