Një efektiv policie është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme te ish-Parku i Autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ndërsa polici i plagosur është Ermal Bregu, efektiv i krimeve i komisariatit numër 1.
Oficeri i policisë, pjesë e strukturës së hetimit të krimeve në kryeqytet është qëlluar në pjesën e barkut, ndërsa është dërguar në spital. Burime nga Spitali i Traumës raportojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Autori dyshohet se është fshehur në zonën e ish-Parku të Autobusëve, ndërsa forca të shumta kanë rrethuar zonën për ta arrestuar.
Nga të dhënat e para dyshohet se autori është në moshë të re por mësohet se para dy vitesh i kanë djegur makinën para banesës.
Zv drejtori I policë Tiranë Ard Veliu, në një komunikim për mediat pas ngjarjes së ndodhur tek ish parku I autobusave ku mbeti I plagosur efektivi I policisë Ermal Bregu, u shpreh se kjo ngjarje nuk ka lidhje me detyrën e efektivit. Veliu sqaroi për mediat se janë shumë afër zbardhjes së ngjarjes.


