Në vetëm 2 ditë, 3 zjarre përfshinë vendin tonë. Fillimisht flakët përfshinë Semanin, më pas qytetin e Kukësit, e ndërsa ditën e sotme dhe atë të Lushnjes.
Diçka ishte e “përbashkët” për këto raste, ku dyshimet e shkakut lidhen me zjarrvënie të qëllimshme, e ndërsa rasti i sotëm u raportua si aksidental.
Çfarë ndodhi në këto 3 raste:
-Zjarri i parë i ditësh së djeshme, ai i Semanit ishte dhe më i rëndi:
Përfshirja nga flakët e pyllit solli dhe shkrumbimin e 2 hektarëve. Dyshimet ishin se zjarri kishte rënë nga pakujdesia e turistëve.
Zjarrëfikset mbërritën në vendngjarje për shuarjen e flakëve, e ndërsa zjarri po bëhej gjithnjë e më i rrezikshëm. Pak më vonë u desh dhe ndërhyrja e një avioni nga ana e FA për shuarjen e flakëve.
E ndërsa ditën e sotme 40 efektivë të ushtrisë u nisën për të kryer shuarjen e këtij zjarri. Bilanci i ditës së sotme nga Emergjencat Civile, tregojnë se nga 2 hektarë që ishin ditën e djeshme, sot u shkrumbuan plot 7 të tillë.
-Zjarri i dytë, i cili ndodhi po në ditën e djeshme, ishte ai në Kukës:
Një vatër zjarri u shfaq rreth mesditës së djeshme në fshatin Kryemadh të Njësisë Administrative Malzi. Menjëherë ekipet zjarrëfikëse shkuan për të shuar flakët që kishin përfshirë zonën. Po ashtu dhe grupet e punës të Bashkisë Kukës, Drejtoria e Pyjeve, ajo e Emergjencave Civile si dhe administrata e Njësisë Malzi punuan për kufizimin dhe shuarjen e tij.
Dyshimet ishin për një zjarrvënie të qëllimshme.
-Zjarri i tretë, i ditës së sotme, ishte ai i rënë në Lushnje:
Edhe ky mjaft i rëndë, ku u përfshinë 10 hektarë ullishte dhe shkurre. Flakët e rëna ishin në Kesharaj të Lushnjes.
Mendohet se zjarri ka rënë që në orët e para të mëngjesit, e ndërsa zjarrëfikset që ishin të pranishme, e kishin të pamundur të ndërhynin.
Edhe në këtë rast mendohet se zjarrëvënja ishte aksidentale.
Përgatiti: AlpeNews.al





