Një shpërthim i fuqishëm gazi ka ndodhur pas mesnatës së shkuar në komunën Genzano në afërsi të kryeqytetit italian Romë.
Ngjarja, e cila ka shkaktuar panik tek banorët, ka ndodhur në një pallat në qendrën historike të komunës së Genzanos.
Mësohet se njëri prej të plagosurve është Alessandro Abbatini, djali i Bruno Abbatinit, i cili njihet si ish lojtar i skuadrës së futbollit të Romës së viteve ’60.
Ai është transportuar me urgjencë, me ndihmën e një helikopteri në spitalin San Eugenio të Romës.
Hetimet e para flasin se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi në banesën e tij, ku ka mbetur e plagosur dhe e dashura e tij.
Ndërsa mediat vendase raportojnë se Abbatini ka pësuar djegie të shkallës së dytë në të gjithë trupin.
Sa i takon ndërtesës, ajo ka pësuar dëme të mëdha materiale, duke detyruar evakuimin e të gjithë vendngjarjeve.


