Një shqiptar është gjetur i vrarë këtë të premte në një banesë në verilindje të qytetit australian Adelaide.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni australian “7 News”.
Mësohet se viktima është i moshës 46-vjeçare.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur natën mes së hënës dhe të martës, por policia mori një sinjalizimin për të kontrolluar banesën vetëm të premten rreth orës 1 pasdite.
Detektivët janë rikthyer në vendngjarje ditën e sotme, për të hetuar krimin.
Dyshimet e policisë janë se vrasja ka lidhje me drogën.
Autorët dyshohet se e kanë ekzekutuar në banesë viktimën dhe para se të largoheshin kanë marrë një sasi të konsiderueshme droge nga banesa. Më pas mësohet se ata janë arratisur me makinën e viktimës.
“Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar,” u tha gazetarëve Inspektori Billy Thompson nga vendngjarja.
Sipas policisë, shtëpia përdorej për kultivim droge. Në banesë janë gjetur bimë narkotikë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e rritjen e tyre.
Ndërsa fqinjët thanë se nuk dyshonin për ndonjë gjë të jashtëligjshme për viktimën, i cili kishte rreth 6 muaj që ishte zhvendosur në atë banesë në “Carousel Street”, në lagjen “Para Vista”.





