• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TE PATHENAT/ Si “ngeci” cështja “Tahiri” në Këshillin e Mandateve. Prapaskena e votimit
Home
Shqipëri

TE PATHENAT/ Si “ngeci” cështja “Tahiri” në Këshillin e Mandateve. Prapaskena e votimit

22 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Këshilli i Mandateve e Imuniteteve nuk mori vendim për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputetët socialistë dhe ata të opozitës votuan respektivisht pesë kundër e pesë pro çështjes.
Përfaqësuesit socialistë në komisionin parlamentar të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve janë të mendimit se provat e paraqitura nga prokuroria shqiptare janë të pamjaftueshme për të autorizuar arrestimin e deputetit socialist, Saimir Tahiri. Ata kanë miratuar vetëm kërkesën e prokurorisë për të kontrolluar banesën e deputetit socialist, Saimir Tahiri. „Ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetej në prova, siç e kërkon Kushtetuta”, u shpreh anëtari i Komisionit dhe deputeti socialist, Ulsi Manja.
Opozita e cila votoi për heqjen e imunitetit të zotit Tahiri, është shprehur e indinjuar. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat akuzoi kryeministrin Rama si të bërë një me Tahirin. „Drejtësia do të vonojë por nuk do të mungojë”, theksoi ai në prononcimin e tij. Edhe kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në opozitë, Monika Kryemadhi po ashtu dënoi ashpër qëndrimin e deputetëve të mazhorancës socialiste në komision. Ajo e quajti „votë për narkoqeverinë” votën kundër të deputetëve socialistë.
Vetë avokati i Saimir Tahirit është shprehur, se kërkesa e prokurorisë nuk është e bazuar në prova dhe në ligj. Pas publikimit të përgjimeve nga antimafia italiane, prokuroria shqiptare bëri kërkesë të enjten për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal të Habilajve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spitali tronditet nga tërmeti, por mjekët vazhdojnë operimin në zemër
Previous article Katër shenja që mund ta kuptoni se dikush iu ka bllokuar në WhatsApp

Redaktor1

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT