Opozita sa vjen e po shton retorikën e dhunës, në prag të fushatës zgjedhore.
Kjo, me gjasë për shkak të sondazheve, që i nxjerrin shumë keq, sidomos LSI-në.
Për këtë arsye Edi Paloka dhe Petrit Vasili thonë se janë gati për tu përballur trup me trup me bandat e Edi Ramës dhe Rilindjen, e cila “synon të vjedhë pushtetin me 25 prill 2021, ku dihet se populli nuk duron më këtë pushtet 8 vjeçar të Ramës”.
Petrit Vasili thotë se “duhet si Zaev në Maqedoni që u gjakos, të dalim kundrejt Ramës. LSI dhe Petrit Vasili janë për trup me trup kundër regjimit të Rilindjes”.
“Me hunj e gurë do dalim po preku votat Rama”, tha Vasili për “Koha Jonë”.
Edhe Edi Paloka, nënkryetar i PD, thotë për “KJ” se vetëm me forcën e popullit rrëzohet Edi Rama.
“Do të bëjmë të pamundurën, do bashkojmë çdo faktor opozitar vetëm që të zhdukim Edi Ramën nga pushteti”.
Edi Paloka thotë se “jam për ta shporrur me të gjitha mënyrat kryeministrin e krimit.”
(TemA)


