• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË MOS NJIHET MANDATI I RAKIP SULIT”/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Xhelal Mziut
Home
Politikë

“TË MOS NJIHET MANDATI I RAKIP SULIT”/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Xhelal Mziut

31 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Xhelal Mziut për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mziu bëri padi në Gjykatë që të mos njihej mandati i Rakip Sulit, kryetari i zgjedhur për këtë bashki. Mziu ka theksuar se nuk do të lejojë të lëshojë bashkinë që drejton. Ai pretendon se nuk ka pasur zgjedhje dhe për këtë shkak mandati i tij si kryebashkiak duhet të vijojë. Ndërkohë seanca për këtë padi do të mbahet në orën 12.00 ku gjyqtare do të jetë Manjola Bejleri.

Për vendimin që shprehet e vendosur se nuk do të lirojë zyrën, Mziu rrezikon deri në një vit burgim. Kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kujtojmë se Mziu është një nga disa kryebashkiakët e djathtë që i kanë dalë kundër Bashës. Ky i fundit kërkon largimin e Ramës nga qeveria dhe qeveri tranzitore, ndërsa kryebashkiakët kërkojnë zgjedhje më 13 tetor. Po kështu edhe LSI është kundër Bashës dhe kanë pranuar që më 13 tetor mund të ketë zgjedhje edhe me Ramën në qeveri.

Një ditë më parë u betuan kryebashkiakët e rinj, Erion Veliaj, Tërmet Peçi dhe Redjan Krali dhe Haxhi Memolla. Pak ditë më parë Armando Subashi mori konfirmimin nga Këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara.  Të premten u betua dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EPOKA E DYTË E ZIDANE/ Real Madrid po kalon një periudhë katastrofë, ja statistikat e tmerrshme
Previous article "SHKATËRRON" SUPER MJETIN LUKSOZ/ Ish e dashura e Neymarit pëson aksident, bie me Lamborghinin në pishinë (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni Aktualitet

MASA "ARREST SHTËPIE"/ Ndalohet në Vërmicë ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT