Një dyqan me pajisje elektronike është vjedhur mbrëmjen e 7 nëntorit në Vlorë. videon në të cilën shihen dy autorët e ngjarjes teksa hyjnë në dyqan.
Njëri prej tyre shkelmon me forcë derën e dyqanit dhe më pas të dy hyjnë brenda.
Të maskuar me kapuçë në kokë ata qëndrojnë për rreth 1 minutë brenda ambienteve të dyqanit dhe më pas largohen me sendet e vjedhura.
Dyqani ndodhet në bulevardin e Vlorës, pranë shkollës profesionale Industriale. Nga ana tjetër, mëngjesin e 8 nëntorit, Blutë e Vlorës shkuan në vendin e ngjarjes për të kryer ekspertizën dhe për të marrë provat përkatëse.
Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e asnjërit prej autoërve.


