• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË LUTEM MOS MË VRIT DUA TA SHOH DHE NJËHERË…”/ rrëfimi tronditës i gruas: Më rrihte me kabull korenti, tani më thotë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“TË LUTEM MOS MË VRIT DUA TA SHOH DHE NJËHERË…”/ rrëfimi tronditës i gruas: Më rrihte me kabull korenti, tani më thotë…

18 June, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta. Viola Dodaj tregoi për historinë e saj si dhe bëri apel për të marrë në kujdestari fëmijët.

Ajo rrëfeu se u martua me bashkëshortin në vitin 2011, nga martesa erdhën në jetë tre fëmijë. Gruaja rrëfen se problemet kanë nisur që në vitin e parë të martesës. Ajo thotë se është dhunuar sistematikisht nga ish bashkëshorti, i cili asokohe luante bixhoz.

Nëna e tre fëmijëve vendosi ta denoncojë për dhunë në familje për herë të parë bashkëshortin në vitin 2015, por asokohe e ndodhur në dilemë për të mos lënë fëmijët pa baba, ajo e tërhoqi denoncimin dhe e fali.

Bashkëshorti edhe pas kësaj situate nuk ndryshoi qëndrim, sërish në familje filloi dhuna. Gruaja rrëfen se është rrahur me kabull korenti dhe dhunuar në mënyrë çnjerëzore, madje edhe është kërcënuar me vdekje. Në tetor të këtij viti e gjendur përballë kësaj situate ajo vendosi të largohet nga banesa ku jetonte sëbashku me burrin, fëmijët dhe prindërit e tij. Ajo mori me vete dy fëmijë dhe bëri denoncimin në polici.

Disa muaj më vonë bashkëshorti kërkoi të takonte fëmijët, gruaja edhe pse me urdhër mbrojtje ia lejoi atij takimin. Babai i mori fëmijët dhe i mbajti një javë. Nëna rrëfen se edhe pas kësaj historie sërish është dhunuar nga bashkëshorti.

“Shkova me marr fëmijët tek kalaja, aty nuk ishin fëmijët, ishte vetëm Andrea. Ai më ka thënë se këtu ishte dita ime e fundit në jetë. Më ka marrë zvarrë, më ka futur në një tunel nga ora 11 deri në 16 kam luftuar me dhunën e tij. Unë i lutesha: Të lutem mos me vrit se dua të shoh edhe njëherë djalin. Mirë që i ra të fikët, nuk e di çfarë i ndodhi se unë nuk e godita fare, por shyqyr zotit munda të shpëtoj. Kam ikur dhe kam njoftuar policinë. Policia erdhi po atë nuk e kapën fare”,- tregon Viola.

Kjo që ndodhi e shtyu atë t’i bënte sërish denoncim dhe të merrte sërisht urdhër mbrojtje. Sot nëna ndodhtet jashtë Shqipërisë, sepse kërcënohet me jetë. Gruaja bën apel për ndihmë dhe për ribashkim me fëmijët.

“S’kam asnjë javë që kam ardhur jashtë vendit dhe njëkohësisht pres vendimin e gjyqit. Kam shumë frikë se gjyqtarja nuk do mi lëjë mua. Edhe këtu ai ka arritur e më sjell mesazhe kërcënuese”, shton Viola.

“Në gjyq më thotë fëmijët do t’i marr unë. I kam thënë që mund t’i marrësh fëmijët për njëfarë kohe me lekë, por unë do luftoj për ta. Ai më ka kërcënuar, më ka thënë unë më parë të vras ty se sa të marrësh fëmijët”,- tregoi ndër të tjera Viola.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHET SHORTI/ Partizani kundër kampionëve azerë. Shkëndija me fat…
Previous article SI ÇDO NËNË/ Rezarta Shkurtën e gjen belaja me vajzën dhe qan hallet publikisht (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT