• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË LARGOHEN SA MË SHPEJT TË MUNDEN”/ “REL”: Nuk dihet sesa është numri i shqiptarëve në Ukrainë
Home
Politikë

“TË LARGOHEN SA MË SHPEJT TË MUNDEN”/ “REL”: Nuk dihet sesa është numri i shqiptarëve në Ukrainë

12 February, 2022 Delo.autor Politikë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Në njoftimin e bërë të shtunën (12 shkurt), Ministria ka këshilluar po ashtu të mos udhëtohet drejt Ukrainës ku ekziston rreziku për luftë. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje se sa është numri i shtetasve shqiptarë në Ukrainë.

Deri më tani vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermani, Estonia, Norvegjia e Holanda, u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Ukraina.

Në rajonin e Ballkanit, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve të vet që përkohësisht të lëshojnë Ukrainën po ashtu.

Autoritetet e Kosovës deri më tani nuk kanë bërë ndonjë thirrje të tillë.

Më herët, të shtunën, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara do të evakuojnë Ambasadën e tyre në Kiev pasi zyrtarët e inteligjencës amerikane paralajmërojnë se një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.

Masa e re vjen pasi Uashingtoni ka përshkallëzuar paralajmërimet për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, duke thënë se mund të ndodhë në çdo moment.

Një operacion i madh ushtarak kundër Ukrainës mund të fillojë “çdo ditë tani”, madje edhe para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, tha më 11 shkurt këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ai u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina.

“Nëse qëndroni, po rrezikoni”, tha ai.

Rusia ka mohuar se grumbullimi prej më shumë se 100,000 ushtarësh dhe pajisjeve ushtarake në zonat afër kufirit me Ukrainën është paralajmërim për një pushtim të mundshëm./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË FIER/ Kanosi bashkëshorten me sende të forta, arrestohet 31-vjeçari
Previous article ZGJEDHJET E PJESSHME TË 6 MARSIT/ Spahia SULMON Bashën: PD s'është e humbësve kronikë që shesin demokratët

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT