Të jesh ngrohtë apo të dukesh chic – kjo nuk duhet të jetë më zgjedhje. Pse duhet të ngrijnë nga të ftohtët veshët apo këmbët vetëm se kështu dukesh bukur dhe me stil.
Meqenëse yjet e street style e dinë se çfarë të zgjedhin në lidhje me stilin e tyre kur temperaturat ulen, pse të mos i provojmë edhe ne këto mënyra për të qenë ngrohtë dhe me stil në kohën e ftohtë?
Vendos një kapelë
Bëj një zgjedhje të zgjuar me një kapelë të madhe që jo vetëm të mbron nga era e ftohtë e dimrit, por edhe duket stil me pjesën tjetër të veshjes.
Vish pantallona poshtë fustanit
Në ditët kur getat nuk mjaftojnë për të të mbrojtur nga të ftohtët, shto edhe pantallonat xhinse ose streçe nën fustan.
Vish geta poshtë xhinseve të grisura
Nëse je lodhur duke veshur xhinset bazike, është e thjeshtë të kombinosh edhe xhinset e grisura, por pa ekspozuar shumë lëkurë. Vish një palë geta poshtë tyre dhe do ta ndiesh më pak të ftohtin.
Vishi getat edhe me çorape
Nëse planifikon të veshësh këpucë të hapura, atëherë vish edhe një palë çorape mbi geta. Kjo mënyrë të ndihmon të jesh stil, por edhe shumë ngrohtë.
Vish një golf nën fustan
Në vend që të shtosh një shall për t’u ruajtur nga të ftohtët, shto më mirë një golf nën fustan. Krahët dhe qafa do të jenë të mbrojtur nga i ftohti.
Provo një shall-batanije
Çdo pjesë tregon stil dhe rehati – është një shall enkas për kohën e ftohtë. Vendose rreth qafës ose hidhe mbi shpatulla.
Kur gjithçka tjetër dështon
Gjithmonë mund të zgjedhësh një stil si ai i Anna Dello Russo. Vish gjithçka që të pëlqen dhe të mban ngrohtë.










