• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Të inkriminuarit do dalin jashtë policisë”/ VETTING edhe për ish-punonjësit. Ja 3 fazat e PROCESIT
Home
Sociale

“Të inkriminuarit do dalin jashtë policisë”/ VETTING edhe për ish-punonjësit. Ja 3 fazat e PROCESIT

10 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ajo që mes radhëve të policisë cilësohet si “fshesa”, do të jetë një proces që do të evidentojë punonjësit e ndershëm dhe me integritet. Kështu e ka cilësuar zëvendësministri i Brendshëm, Juljan Hodaj procesin e vettingut, i cili do të kryhet në radhët e Policisë së Shtetit.

Vlerësimi kalimtar dhe periodik i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, po kryhet për të siguruar institucione të forta e të besueshme, me profesionistë me integritet.

Gjithë procesi do të kalojë në 3 faza ku punonjësit nga grada më e lartë deri ata me nivel zbatues do të kalojnë në 3 komisione.

Procesin e vettingut mund ta kalojnë edhe ish-punonjësit e policisë, mjafton që ata të mos kenë qenë të përjashtuar. Ndërsa për të rinjtë që do të futen rishtas në polici do të duhet që në krye të herës të dorëzojnë dokumentet për pastërtinë e figurës dhe deklaratën e pasurisë. Po ashtu do të jenë pjesë e një vlerësimi periodik një herë në 3 vjet.

Projektligji i jep mundësinë policëve që të mos i nënshtrohen procesit të vettingut. Brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji ata mund të japin dorëheqjen me shkrim duke mos iu nënshtruar vetingut. Ndërsa ata që i nënshtrohen vettingut dhe nuk e kalojnë, do të përjashtohen nga policia dhe do të ndiqen penalisht.

Ndërsa ata që rezultojnë me mangësi profesionale do të trajnohen.

Të gjithë ata që nuk do të mund të kalojnë vettingun kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës nëse nuk janë dakord me këtë vendim.

Një proces shumë delikat do jetë verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë. Me ligjin e vjetër për pasurinë jepnin deklaratë vetëm 80 punonjës, ndërsa me ligjin e ri do të japin deklaratë të gjithë.
Për pastërtinë e figurës së punonjësve në të mirë të procesit, përveç informacioneve të ardhura nga agjencitë ligjzbatuese, do të shërbejë edhe informacioni i publikut, të cilët do të plotësojnë një formular të posaçëm.

Vettingu në polici erdhi si nevojë pas një analize të detajuar që u bë në bashkëpunim me misionet e asistencës policore si, ICITP e PAMECA, të cilat ishin pjese e grupit të punës që hartoi projektligjin e vettingut si alternativën më të mirë për të pastruar Policinë e Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kohë të vështira për "Sulltaneshën Kosem", aktorja çdo ditë në spital
Previous article Hahn: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE do të bëhet në bazë të MERITAVE

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT