• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË HEQIM PARTINË NGA DUART E MALIQËVE…”/ Petro Koçi: Sali mavrisë i them se do vdes qytetar, jo i pasur
Home
Politikë

“TË HEQIM PARTINË NGA DUART E MALIQËVE…”/ Petro Koçi: Sali mavrisë i them se do vdes qytetar, jo i pasur

13 August, 2021 s.autor Politikë

Deputeti Petro Koçi ka bërë një postim në rrjete sociale ku kërkon që të bëhen pastrime në administratë, të cilën e konsideron si një nga sfidat e mandatit të tretë.

Sipas deputetit Partia Socialiste duhet të fokusohet tek lufta ndaj korrupsionit dhe performanca e administratës, e cila sipas tij është në kthetrat e “Maliqit” duke aluduar me batutën e një filmi të vjetër shqiptar.

Ai ka komenetuar dhe reagimin e ish-kryeministrit Berisha për denoncimin në Fier, duke u shprehur se: “I them Sali mavrise kam vendosur të vdes qytetar e njeri e jo i pasur”.

Postimi i plotë:

“Jemi në prag te investimit të tretë të energjisë politike dhe njerëzore të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Një përgjegjësi madhore kombëtare, shtetërore dhe morale qeverisëse.

Një nga sfidat e këtij mandati të ri është performanca e administratës dhe bashkë me të lufta ndaj korrupsionit.

Para më pak se një muaj i dhashë zë politik një fenomeni prepotent në Fier, zgjatjes së duarve të botës së krimit në financat publike. Bëra një deklaratë të cilës nuk i heq asnjë presje. Hodha në publik një britmë të vetë publikut.

U munduan të ma kompromentonin. Disa u vërsulën ta përkthenin në larje hesapesh, të tjerë në cështje personale, të tjerë si përpjekje për kompromis të pisët. U fut në lojë dhe Saliu duke më përzier me standartin e tij që me 200 mije euro fshin prapanicën e vet.

U pershfaqen disa palë politikomediatike me interesa te caktuara financiare në treg. Sigurisht po ti përkisja ndonjë interesi të tillë do isha një gojëmbyllur i rëndomtë. Por si ja kam thënë edhe Sali mavrisë kam vendosur të të vdes qytetar e njeri e jo i pasur.

Palet nga nxitimi nxorën në shesh një sërë aferash me interes për agjensitë e zbatimit të ligjit. Edhe per vetë SPAK un me te cilin pata nderin të kontaktoj.

Cuditerisht administrata e shumë agjesive shtetërore që veprojnë në Fier reagoi politikisht kundër këtij denoncimi. U bënë përpjekje që të futej në krizë marrëdhënia organizative në PS. Fenomeni që denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i tretë nuk ka filluar. Por ka vend për të identifikuar fenomene të cilat duan analizë.

Administrata duket qartazi një formacion që përpiqet të kapë politikën, pra zëdhënien dhe instrumentin kushtetues në pronësi te qytetarëve. Ose të paktën të hyjë në konflikt të qartë interesi me politikën dhe partitë.

Kur fillova detyren e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administraten kundër. Edhe pse një pjesë e saj ishte brenda struktures drejtuese te partisë. E dija qe do kisha kosto. Bile u cudita që arrita të marr aq vota si individ në zgjedhje. Kisha ushtrine e administratës kundër. Prisja shumë më pak vota.

Por kjo i dha shpresë njerëzve se dicka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i shërbimeve do vinte në lartesinë e moralit të ligjit, larg kthetrave të Maliqit.

Kjo ishte një nga arsyet që rezultati në Fier ishte më i miri në gjithë qarkun.

Tani që ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administratës dhe partive, apo mes administratës dhe pushtetit te zgjedhur. Për këtë mendoj se ka nevoje per reforma statutore dhe ligjore te forta.

Te shpëtosh nga ky konflikt interesi është njëra nga rrugët për të luftuar korrupsionin në jetën publike.

PS është instrument politik në krah të qytetarëve.

Mandati i tretë i energjisë Rama po afron!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" SHQIPTARI NË GREQI/ Shkon në shtëpinë e ish-gruas dhe e përdhunon
Previous article RIKTHEHEN RASTET E RËNDA ME COVID NË SPITAL/ Çomo: Mes pacientëve të shtruar ka edhe të rinj...

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT