• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË HËNËN NIS SHKOLLA/ Kontroll nxënësve te dera. Policia bën planin e sigurisë, do mbyllen lokalet afër shkollave!
Home
Aktualitet
Kronikë

TË HËNËN NIS SHKOLLA/ Kontroll nxënësve te dera. Policia bën planin e sigurisë, do mbyllen lokalet afër shkollave!

6 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Çdo nxënës që dyshohet se mund të mbajë me vete në shkollë sende të jashtëligjshme, do të kontrollohet që në portën hyrëse nga roja i shkollës dhe oficeri i sigurisë. Kjo është një ndër masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve.

Plani i masave do të nisë zbatimin nga dita e hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor. Detajet e u bënë publike në një deklaratë për mediat nga drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli.

“Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë”, tha drejtori i rendit publik, Agron Çeli.

Një tjetër pikë e paketës së sigurisë është edhe zbatimi i perimetrit, sidomos për lokalet pranë shkollave.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, shtoi ai.

Drejtuesit e policisë garantuan se që në nisje të procesit mësimor e deri në përfundim do të ketë shtim të efektivëve në shkollë për të garantuar nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ndërsa në ato shkolla që ndodhen pranë rrugëve kryesore, Policia Rrugore do të jetë në gatishmëri dhe do të kryhen kontrolle të vazhdueshme për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNERALI I GIORGIO ARMANI/ Qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit
Previous article HIQEN TENDAT DHE KARRIGET/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT