• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Të harruar që në diktaturë”/ Si jetojnë mes izolimit banorët e fshatit të Këlcyrës (FOTO)
Home
Sociale

“Të harruar që në diktaturë”/ Si jetojnë mes izolimit banorët e fshatit të Këlcyrës (FOTO)

9 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Fshati Gorricë i Këlcyrës është harrur nga shteti. Kështu shprehen banorët, të cilët sot kërkojnë së paku të bëhet rruga e këtij fshati, sa ende nuk janë izoluar. Sipas tyre, në 27 vitet e fundit nuk është parë asnjë investim te kjo zonë.

“Zona jonë nuk ka parë investim që në kohën e diktaturës. Pushtetarët vijnë dhe na shikojnë vetëm në kohë fushatash. Pastaj nuk duken më deri në fushatën e ardhshme. Në çdo zgjedhje na është premtuar ndërtimi i rrugës. Por më tej, askush nuk kujtohet për ne. Jemi thuajse të izoluar, pasi rruga është tejet e amortizuar”, shprehet një banor i fshatit.

Në këtë fshat jetojnë 300 banorë, shumica me probleme të forta sociale. Përpos kësaj, infrastruktura është mjaft e rënduar. Banorët thonë se shteti pas kohës së monizmit nuk ka vënë dorë në rrugën, që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të zonës. Terreni shumë i vështirë, favorizon aksidentet të cilat nuk kanë munguar, apo dhe dëmtimin e automjeteve. Kërkesa e tyre themelore dhe e vetmja është rruga. Banorët të ngarkuar me probleme të mëdha sociale dhe shëndetësore, kërkojnë të paktën, ridisiplinimin e rrugës, e gjatë më pak se 1 kilometër. Nuk kërkojnë as asfaltimin e saj dhe as vepra arti, thjesht hedhjen e çakullit dhe evadimin e shkëmbinjve. Ata kanë kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore të vitit që vjen dhe për këtë janë të bindur.

“Ta shtrojnë me çakull së paku dhe të shihen disa shkëmbinj që rrezikojnë të na bien. Jemi të detyruar të lëvizim në këtë rrugë, pasi kemi fëmijët në shkollë. Duhet të lidhemi me zonën urbane për spitale e furnizim me ushqime. Po çahen gomat e automjeteve e kjo është një kosto shumë e madhe për ne. Nuk po shohim zgjidhje, pasi deri më tani kërkesat tona kanë shkuar në vesh të shurdhër. Dikush duhet të hedhë sytë nga fshati jonë, ose ne do të bojkotojmë zgjedhjet e ardhshme pasi premtimet elektorale nuk i besojmë më”, shprehen banorët më tej.

Ata janë mjaft të revoltuar për këtë situatë të krijuar, pasi, sipas tyre, ndihen të izoluar. Në mjaft raste urgjencash shëndetësore, autoambulanca e ka pasur të pamundur të futet. Në zonë qarkullojnë vetëm automjete të larta. Banorët thonë se jetojnë kryesisht me punët e bujqësisë dhe blegtorisë. Mjaft prej tyre trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa të tjerë, burim të ardhurash, kanë vetëm paratë që iu vijnë nga emigracioni. “Jemi totalisht të harruar. Askush nuk vjen të na shohë se si jemi dhe si jetojmë. Vijnë vetëm në fushatë e pastaj zhduken”, pohojnë banorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo është këngëtarja e PASUR shqiptare që vishet me çizme FLORIRI (FOTO)
Previous article Si t’ia shprehësh partnerit dashurinë edhe pa fjalë

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT