• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të gjithë VLERAT USHQIMORE të kosit që nuk i dinim. Nga ndihma në tretje deri tek …
Home
Shëndet

Të gjithë VLERAT USHQIMORE të kosit që nuk i dinim. Nga ndihma në tretje deri tek …

26 January, 2018 g.autor Shëndet

Çfarë është e shijshme, e lehtë dhe ka shumë vlera ushqimore? Kosi!

E keni vënë re që nëpër raftet e supermarketit gjendet më shumë kos se qumësht? Po bëhet gjithnjë e më e vështirë gjetja e ushqimeve tradicionale të qumështit, si gjiza dhe salca e kosit, mes shumëllojshmëri opsionesh që të ofron kosi. Kur një produkt si ai i kosit të ketë kaq shumë benefite për shëndetin, është më se e kuptueshme të zërë raftet në supermarkete.

Cilat janë vlerat ushqimore të kosit? 

Së pari, le të mos harrojmë që kosi vjen nga qumështi. Prandaj të gjithë konsumuesit e kosit përfitojnë shumë proteina dhe shumë vlera ushqimore që përmbajnë produktet e bulmetit, si kalciumi, vitamina B-2, vitamina B-12, kalium dhe magnez.

Por, një nga fjalët që po dëgjojmë më shumë lidhje me kosit është probiotikët. Probiotikët janë “bakteret miqësore’ që janë prezente në sistemin tretës. Ato janë prezente dhe në produktet e kosit. Ndonëse duhen bërë edhe shumë kërkime të reja, ka disa të dhëna se disa lloje të probiotikëve ndihmojnë në forcimin e sistemin imunitar dhe mbrojtjen e aparatit tretës.

Përfitimet e kosit janë aq mbresëlënëse sa shumë njerëz të cilët janë të vetëdijshëm për këto vlera e konsumojnë në mënyrë të vazhdueshme. Dhe çdo vit, gjithnjë e më shumë kërkime janë publikuar duke informuar për të mirat që i sjell shëndetit konsumimi i kosit.

Këto janë disa nga përfitimet kryesore që do të merrni nëse do të konsumoni kos çdo ditë:

1. Enzimat në kos ndihmojnë në sistemin tretës  

Ndonëse është e nevojshme që të kryhen edhe më shumë kërkime shkencore, ka të dhëna që tregojnë se mikroorganizmat përbërëse të kosit ndihmojnë në përcaktimin e gjendjes gastrointestinale, duke përfshirë:

Intolerancën ndaj laktozës

Kapsllëkun

Diarrenë

Kancerin e zorrëve

Sëmundje inflamatore të zorrëve

Infeksioni i shkaktuar nga bakteri H. pylori

Përfitimet mendohen të jenë për shkak :

Ndryshime në mikroflorën e zorrëve

Koha që i duhet ushqimit të tretet

Përmirësimi i sistemit imunitar të trupit.

2. Probiotikët ndihmojnë në përmirësimin e sistemit imunitar

Studimet janë të nevojshme dhe përsëri ka akoma për t’u hulumtuar në lidhje me probiotikët dhe ndikimin e tyre në sistemin imunitar, megjithatë të dhënat më të fundit kanë nxjerrë disa përfitime për këto “baktere miqësore”:

Një artikull sugjeron se probiotikët mund të ndihmojnë me sëmundjen inflamatore të zorrëve duke ndryshuar mikroflorën e tyre dhe parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Një tjetër studim tregon se probiotikët mund të rrisin rezistencën ndaj infeksioneve dhe probabilitetin për t’u shëruar. Gjatë një studimi të kryer tek disa të moshuar, studimet zbuluan se kohëzgjatja e sëmundjes ishte shumë e ulët për pjesën e grupit të cilët kishin përftuar probiotikët nga kosi. Kohëzgjatja e infeksioneve të dimrit (përfshirë infeksionet gastrointestinale dhe të frymëmarrjes) ishte ulur me të paktën 20%.

Kosi përmban dy lloje probiotikësh, laktobakilus dhe bifidocakterium, që përmirësojnë efektin e disa medikamenteve që përdoren kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteri H. pylori. Ky bakter mund të shkaktojë infeksion në stomak dhe pjesën e sipërme të zorrës së hollë. Ai mund të çojë në zhvillimin e ulcerës dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut.

3. Mikroorganizmat aktive tek kosi mund të parandalojnë zhvillimin e infeksioneve vaginale

Infeksioni vaginal mykotikë është një problem shumë i përhapur tek gratë që vuajnë nga diabeti. Gjatë një studimi të kryer tek disa gra që vuanin nga diabeti dhe infeksionet vaginale kronike.

Gjatë një studimi, 7 gra që vuanin nga diabeti dhe infeksionet kronike vaginal konsumuan 177ml kos çdo ditë (me ose pa mikroorganizma aktive).

Ndonëse pjesa më e madhe e grave kishin kontroll të dobët ndaj sheqerit në gjak gjatë studimit, pehashi vaginal (mat aciditetin) te grupi i grave që kishin konsumuar kos me mikroorganizma aktive pati një ulje të pheashit nga 6.0 në 4.0 (pH normal është 4.0-4.5). Gjithashtu, këto gra raportuan një ulje të prekjes nga infeksionet mykotike vaginale. Te gratë të cilat kishin konsumuar kos pa mikroorganizma niveli i pH kishte mbetur i njëjtë, pra 6.0.

4. Kosi ndihmon në parandalimin e osteoporozës

“Ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës, dhe lëndët ushqyese me rëndësi më të madhe janë kalciumi dhe vitamina D”, thonë ekspertët.

Kalciumi ka treguar të ketë efekte përfituese në masën kockore për njerëzit e çdo moshe, edhe pse rezultatet nuk janë gjithmonë të qëndrueshme.

Kombinimi i kalciumit me vitaminën D ka një përfitim të dukshëm tek kockat, me kusht që doza e vitaminës D të jetë mjaftueshëm e lartë.

Çfarë cilësohet si “mjaftueshëm e lartë?”

Aktualisht, 400 IU (10 mcg) në ditë konsiderohet si dozë e mjaftueshme për vitaminën D te grupmoshat 51-70 vjeç. Por më shumë mund të jetë më mirë, thonë ekspertët. Ekspertët besojnë se të moshuarit janë ata që përfitojnë më shumë nga vitamina D.

Shumë produkte të bulmetit, përfshirë këtu edhe kosi, kanë në përmbajtje vitaminë D të shtuar.

5. Kosi parandalon rritjen e tensionit të gjakut

Një studim, i cili ndoqi më shumë se 5,000 të diplomuar në Universitetin e Spanjës për dy vjet, zbuloi një lidhje mes konsumimit të produkteve të bulmetit dhe rrezikut nga presioni i lartë i gjakut.

“Ne kemi vërejtur një ulje me 50% të rrezikut të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut tek njerëzit që hanë 2-3 herë në ditë produkte të bulmetit me pak yndyrë, krahasuar me ata që nuk konsumojnë,” thonë shkencëtarët.

6. Kosi ju ngop

Gjatë një eksperimenti të kryer nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle, u matën nivelet e urisë, ngopjes dhe kalorive të marra vaktin e ardhshëm nga një grup vullnetarësh të cilët konsumuan një mesvakt me 220 kalori. Mesvakti përfshinte njërën nga këto ushqime:

Kos me pjeshkë

I njëjti kos në formë të lëngshëm

Një lëng frutash me shije pjeshke

Lëng pjeshke

Edhe pse vullnetarët që konsumuan kos në mesvakt nuk morën më pak kalori se të tjerët gjatë vaktit të ardhshëm, ata ishin më pak të uritur se dy grupet tjera.

/shendeti.com.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm Valter Fushaj, gjermanët dhe turqit duan Vllazninë
Previous article I JASHTËZAKONSHËM/ Lionel Messi shënoi golin e 4000 të Barcelonës në “Camp Nou”

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT