Të paktën 8 persona raportohet se kanë mbetur viktimë e një sulmi me armë zjarri këtë të shtunë në SHBA.
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një sinagogë në Pistburg të SHBA-ve, gjatë ceremonisë së lutjeve. Teksa qëllonte pa shënjestruar dikë në veçanti, thuhet se agresori thërriste: “Të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin.”
Janë konfirmuar 8 të vdekur deri tani. 4 të vrarë në katin e parë të sinagogës, 4 në bodrum. Dy policë janë raportuar të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me agresorin. Agresori është arrestuar, por nuk është konfirmuar nëse ka qenë vetëm.
Presidenti Trump ka reaguar në Twitter. Ai u ka bërë thirrje banorëve të zonës në Pitsburg të Pensilvanisë të bëjnë kujdes derisa të jetë qetësuar situata.


