• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të gjithë duhet t’i dimë këto fakte interesante për grupin tonë të gjakut
Home
Shëndet

Të gjithë duhet t’i dimë këto fakte interesante për grupin tonë të gjakut

12 March, 2018 luljetaautor Shëndet

Grupi i gjakut mund të jetë një tregues i rëndësishëm për të kuptuar sa unikë jeni. Ka katër grupe gjaku: A, B, AB, O. Secili grup ka karakteristika unike që mund të ndikojnë në humbjen e peshës, disa lloje sëmundjesh, e madje edhe personalitetin. Më poshtë janë disa fakte interesante që duhet të dini për grupin tuaj të gjakut.

1- Grupi i gjakut dhe personaliteti

Shumë japonezë besojnë se grupi i gjakut përcakton tiparet e personalitetit, temperamentin dhe pajtueshmërinë me të tjerët. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz në Japoni shpesh pyesin: “Çfarë grupi gjaku ke?”.

Njerëzit me grupin A të gjakut kanë tendencë të jenë të butë dhe të mëshirshëm, që i vënë interesat dhe nevojat e të tjerëve para të tyreve. Ata mund të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme dashurie.

Grupi i gjakut B shpesh gjendet tek individët që janë të shoqërueshëm, miqësorë dhe emocionalisht fleksibël. Ata me grupin B kanë tendencë të shkëlqejnë në gjëra më tepër se sa mesatarja. Por ata tentojnë të jenë kaq të përfshirë në botën e tyre, ose të bëhen aq të fiksuar me diçka, sa që lënë pas dore gjëra të tjera.

Ata me grup gjaku AB janë njerëz që duan lirinë, janë të dashur dhe të arsyeshëm. Ata nuk shqetësohen për gjëra të vogla dhe zakonisht mund të vlerësojnë sfidat e jetës së tyre, pa pasur emocione gjatë rrugës. Ato mund të shihen si spiritualë dhe madje herë pas here, edhe pak të “krisur”.

Njerëzit me grupin O përshkruhen si të përgjegjshëm, praktikë, të rregullt dhe të organizuar. Ata bëhen udhëheqës të shkëlqyer dhe vendosmëria që kanë, i ndihmon ata të arrijnë qëllimet e tyre.

2- Hani sipas grupit tuaj të gjakut

Individët me grupin A kanë një sistem imun të ndjeshëm. Ushqimet e rekomanduara për njerëzit e grupit A janë karbohidratet si orizi dhe drithërat, perimet dhe frutat. Nuk kërkojnë konsum të mishit fare, pasi perimet janë më të përshtatshme për ta.

Njerëzit me grupin e gjakut B kanë tendencë të prodhojnë nivele më të larta se normale të kortizolit (hormon stresi). Kështu që, ata duhet të shmangin yndyrnat, vajrat vegjetale dhe alkoolin.

Njerëzit me grupin O mund të tresin mish më lehtë se ata me lloje të tjera të gjakut. Megjithatë, mungesa e proteinave i lodh kollaj. Ata kërkojnë një dietë me proteina të larta, me shumë mish, shpezë, peshk dhe perime.

Individët me grupin AB zakonisht kanë mungesë acidi stomak. Ata duhet të konsumojnë gjëra si uthull molle dhe mjaltë manuka, për të rritur nivelet e acidit të stomakut dhe për të siguruar tretjen e duhur.

3- Grupi i gjakut dhe dhjami në bark

Disa njerëz nuk duhet të shqetësohen për dhjamin në bark, përderisa grupi i tyre i gjakut garanton që ky nuk do të jetë problem për ta. Njerëzit me grupin e gjakut A i tresin kollaj karbohidratet, kështu që rrallëherë kanë dhjam në bark. Nga ana tjetër, për shkak të tretjes së vështirë të karbohidrateve, njerëzit me grup gjaku O janë më të prirur për dhjamë në bark.

4- Grupi i gjakut dhe ushtrimet

Njerëzit me grupin e gjakut A, pëlqejnë sfidat për trupin dhe shpirtin e tyre, kështu që ata tentojnë të kryejnë aktivitete për ekuilibrimin e këtyre të dyjave, si tenisi, ngjitja në mal dhe artet marciale.

Stresi është armiku kryesor për njerëzit e grupit B, kështu që stërvitja e ngadaltë, si joga është mënyra më e mirë për t’u çlodhur.

Ushtrimet më të mira për njerëzit e grupit AB janë joga dhe gjimnastika për të eleminuar stresin.

Për personat e grupit O, ushtrimet si vrapimi dhe boksi janë më të mirat. Ata përmirësojnë funksionin e ritmit së zemrës dhe muskujt dhe ruajnë ekuilibrin e hormoneve.

5- Grupi i gjakut dhe shtatzënia

Është dokumentuar se gratë me një grup gjaku specifik kanë më shumë shanse të mbeten shtatzënë, se të tjerat. Po kështu, gratë me grup gjaku AB prodhojnë më pak gjendra që stimulojnë hormone, gjë që i ndihmon të mbeten më kollaj shtatzëna. Studimet kanë treguar se gratë me grup gjaku O janë më pak pjellore.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë ndodh kur konsumoni mjaltë dhe uthull molle në mëngjes?
Previous article Disa njerëz lindin me vrima të vogla mbi veshët e tyre, kjo është arsyeja

luljetaautor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT