• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të gjithë armiqtë e REFORMES në DREJTESI. Kush janë politikanët, botuesit, biznesmenët dhe spiunët?
Home
Shqipëri

Të gjithë armiqtë e REFORMES në DREJTESI. Kush janë politikanët, botuesit, biznesmenët dhe spiunët?

22 January, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një ndër pasazhet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e opinionit publik nga fjala e Kryeministrit Edi Rama në përkujtimin e 21 janarit, ishte ajo ku për herë të parë, ai identifikoi kategoritë e atyre që ishin kundër reformës në drejtësi. Një paralajmërim ky, vetëm pak ditë përpara protestës së 27 janarit të organizuar nga opozita. Rama siguroi se do të bëjë gjithçka për zbatimin e kësaj reforme që po bëhet e pavarur prej atyre që deri dje, e kanë mbajtur peng edhe sistemin, e për rrjedhojë edhe drejtësinë në këtë vend duke e shndërruar atë në shtyllën më të kalbur të sistemit të kësaj republike.

Sipas Ramës, në këtë luftë për të mbështetur dhe garantuar bërjen më të fund të drejtësisë së drejtë në Shqipëri, “ka njerëz të pushtetshëm, të pasur e shumë të pasur, të vendosur të bëjnë të pamundurën për të ruajtur kokën e tyre duke e penguar zbatimin e këtij projekti kombëtar ardhmërie që është reforma në drejtësi.” Megjithëse me fjalë të përgjithshme fillimisht, për herë të parë deri më tani, kreu i ekzekutivit, u bë pak më konkret gjatë fjalimit të tij, kur filloi që të identifikonte edhe më konkretisht, kategoritë e atyre që duket se po tentojnë të bëhen bllok për ti rezistuar ndryshimit të madh.

E sipas tij, ata janë: “politikanë, prokurorë, zyrtarë, biznesmenë, gjyqtarë, botues të falimentuar, fuqi të huaja apo spiunë të tyre. Nuk janë ende të mundur, aq më pak të dorëzuar.” Më pas ai shpjegon se çfarë presin dhe çfarë synojnë që të arrijnë, duke shkuar deri atje sa të shpresojnë për të përsëritur një nga ato “qametet” ciklike që e kanë shoqëruar historinë e re të Shqipërisë së këtyre 27 viteve.

Sipas Ramës, ata “synojnë e përpiqen çdo ditë të krijojnë sa më shumë mjegull, sherr e konfuzion, madje më keq akoma nuk e fshehin dot përmes rreshtave se ëndërrojnë rrëmujë, mundësisht qamet duke përdorur propagandën se flasin në emër të Shqipërisë, në emër të drejtësisë, të popullit që s’ka bukë e punë, por që do vetëm të ikë, sepse krimi e mafia kanë kapur qeverinë dhe se të gjitha plagët e hapura për çerek shekulli i solli kjo qeveri”,- tha Rama.

LSI dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi ishte madje të targetuar gati gati me emër e mbiemër, kur Rama shtoi se “të tilla akuza vijnë edhe nga aleati në qeveri deri një vit më parë. Disa prej këtyre, që çizmet për 8 vite i përdori deri një vit më parë për gjueti, jo për histeri kjo qeveri i hapi tërë këto plagë, sapo u bë e pavarur prej tyre,” tha ai. Më pas ai shtoi se “pikërisht se deri dje ishin në pushtet dhe kishin në dorë dhe mbanin lidhur drejtësinë që po ju shpëton nga duart, sot thonë se as vet ‘Zeusi’ nuk i ndal dot këta shpëtimtarë të popullit e Shqipërisë që ti prijë një kthimi në ditët e arta të bumit ekonomik”, u shpreh kryeministri.

Pas kësaj, mjafton të shohësh lajmet, të lexosh deklaratat e liderëve politikë, të kuptosh se kush i financon mediat dhe portalet anonime dhe agresive deri në histeri, se kush mërzitet nga shkarkimet e bërthamës që kishte pushtuar kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme aq sa u bënë qesharakë në sy të gjithë shqiptarëve duke dashur të marin peng edhe zyrat e shtetit si ti kishin prona të trashëguara nga familja, e deri tek ata që hedhin gurin e fshehin dorë, ose nuk fshihen më fare, duke i trajtuar ambasadorët e SHBA dhe BE që janë mbështetësit kryesorë të reformës, si dikur kur shkruheshin libra për “rrezikun anglo- amerikan për Shqipërinë”. Fundi i asaj filozofie dihet tashmë. I njëjtë duket të jetë edhe i atyre që ëndërrojnë e lusin që edhe rrota e reformës të kthehet mbrapsht.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 48-vjeçare, por DIVA e muzikës shfaqet më atraktive se kurrë (VIDEO)
Previous article Popullsia shqiptare e “sëmurë", konsumi i ilaçeve arrin rritje rekord

Redaktor1

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT