• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Të fundit në rajon/ Si po zhduken pyjet në Shqipëri, ç’ka ndodhur në 10 vjet
Home
Sociale

Të fundit në rajon/ Si po zhduken pyjet në Shqipëri, ç’ka ndodhur në 10 vjet

25 June, 2018 Ina.Autor Sociale

Rëndësia e tokave pyjore nuk mund të nënvlerësohet, duke qenë se janë pjesë e rëndësishme e habitatit tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore dhe të përpunuara nga portali Our World in Data, sipërfaqja pyjore në Shqipëri përllogaritet 7,715 km2. Në krahasim me dhjetë vite më parë, ka rreth 109 km2 më pak pyje në vend (shih grafikun).

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria është vendi më pak i pyllëzuar. “Monitor” ka përllogaritur se sa për qind të sipërfaqes në total zënë pyjet në vend. Sipas llogaritjeve bazuar mbi të dhënat e publikuara nga Banka Botërore për sipërfaqen pyjore dhe sipërfaqeve totale të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit me vetëm 27% të sipërfaqes pyje. Renditja pasohet nga Serbia që edhe pse në vlerë absolute ka një sipërfaqe pyjore disa fish më të madhe se Shqipëria, në raport me totalin e sipërfaqes së saj, vetëm 30% zihet nga pyjet.
Më pas renditet Maqedonia me 39% dhe Bosnja me 43% të totali të sipërfaqeve pyje. Ndërkohë sipas të dhënave Mali i Zi është vendi më i pyllëzuar i rajonit, ku 60% e sipërfaqes së zihet nga pyjet.
Shtetet e zhvilluara janë në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur pyjet. Sipas të dhënave të publikuara Rusia, Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë shtete që kanë sipërfaqet më të mëdha pyjore, ku tejkalojnë 2.5 milionë kilometër në katror.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ka mbledhur dhe ka analizuar të dhënat mbi pyjet që prej vitit 1964. Kjo bëhet në harkun kohor të 5 deri në 10 vite. FAO raporton të dhëna për 229 shtete dhe territore.
Të dhënat përfshijë zonat me dru bambuje, palmat, rrugët pyjore, pyjet në parqe kombëtare, rezervat natyrore, dhe zonat e tjera të mbrojtura, si ato me interes të veçantë shkencor, historik dhe kulturor ose me interes shpirtëror, shpellat, brezat dhe korridoret e pemëve.

Të dhënat përjashtojnë pemët e përdorura në sistemet bujqësore të prodhimit, siç janë plantacionet e pemëve frutore dhe sistemet e agropylltarisë. Të dhënat e mësipërme gjithashtu përjashtojnë pemët e parqeve në qytete dhe kopshteve. Llogaritet përqindja e tokës pyjore ndaj totali të territorit dhe ndryshimin në përqindje vit pas viti për të kuptuar tendencat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Perla e Kroos, ja skema që kishin menduar, por ...
Previous article NUMEROHEN EUROT E KAPURA NE DURRES/ Zbulohet shuma e saktë e parave. Rezulton se janë....

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës Aktualitet

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT