• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË FORTËT NË NIKËL”/ Ja çfarë ndodhi ditën e sotme në gjykatë me pesë të arrestuarit
Home
Breaking News

“TË FORTËT NË NIKËL”/ Ja çfarë ndodhi ditën e sotme në gjykatë me pesë të arrestuarit

16 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditën e sotmë në orën 10:00 u zhvillua seanca ndaj pesë të arrestuarve në Nikël. Gjykata dha vendimet për Ylli Çangun, Valter Bamin, Skënder Lezen, Lutfi Hakën dhe  Markelen Hakën.

Seanca për dhënien e vendimeve zgjati rreth dy orë.

Në përfundim të saj, gjykata vendosi arrest me burg për katër persona, saktësisht për Ylli Çangun, Valter Bamin, Skënder Lezen,  dhe  Markelen Hakën. Ndërsa për Lutfi Hakën vendosi masën e arrestit shtëpiak.

Pesë përsonat e dënuar sot, u arrestuarn sëbashku me gjashtë personat e tjerë gjatë aksionit të zhvilluar nga policia në datën 12 shtator.

Aksioni vazhdoi që në orët 05:00 të mëngjesit, pas zbatimit të planit të tyre. Policia u ngriti “kurthin” për t’i bllokuar duke u fikur energjinë elektrike që në orën 04:00. E ndërsa më pas gjatë operacionit i cili zgjati pesë orë, u bë e mundur dhe shoqërimi i 11 personave, mes të cilëve ishin dhe personat e dënuar ditën e sotme.

Njoftimi i Policisë për operacionin në Nikël:

“Forca e Ligjit” në veprim, goditen disa pjestarë të grupeve kriminale në Nikël të Krujës

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarine e grupeve kriminale ne Nikël të Krujës, zhvilluar keto hetime ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Prokurorine, kanë arritur te ndalojne në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale.

Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u shoqeruan nje numer personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:

  • Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
  • Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
  • Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
  • Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
  • Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

  •  armë zjarri pistolete
  •  4 armë gjahu e pushke sportive;
  •  5 armë të ftohta;
  •  sasi fishekësh
  • 4 palë dylbi
  • 1 radio transmetuese;
  • 39 000 Euro;
  • 1 200 dollarë amerikanë ;
  • 2 900 000 lekë të reja;
  • 8 aparate celularë;
  • 1 automjet i blinduar etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale” parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta. Ne i sigurojmë banorët e Nikles, Krujes dhe gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta duke goditur me ashpërsine e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article  NUK PO BIND/ “Quhem Mesut Ozil dhe nuk jam një futbollist i mbaruar”
Previous article “NERVIN SHIATIK APO MAJASËLLIN”/ Olti Curri TALLET keq me Morena Tarakun (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT