• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DYZETAT E KATSIFAS/ OMONIA akuza policisë: Mori masa TERRORISTE. Qëllimi është…
Home
Sociale

TË DYZETAT E KATSIFAS/ OMONIA akuza policisë: Mori masa TERRORISTE. Qëllimi është…

8 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore të 40-ave të Kostantino Katcifa, OMONIA i ka cilësuar terroriste masat e marra nga Policia e Shtetit përgjatë gjithë ditës së sotme.

Omonia në një deklaratë për mediat shkruan se: Posaçërisht denoncojmë se pengimi dhe refuzimi i hyrjes për pjesëtarët e MEG që kanë edhe nënshtetësi shqiptare përbën shkelje të patolerueshme të të drejtave të tyre themelore dhe plotësisht të sanksionuara. Së pari të drejtën e vizitës së lire dhe pa pengesë në fshtrat e origjinës dhe së dyti atë të të ushtruarit pa pengesë të të drejtave dhe lirive  fetare sikundër ajo e nderimit të kujtimit të parafjeturve.

foto logo omonoia

Reagimi i plotë

Tema: Përkujtimore Dyzetëditëshe për të ndjerin Konstandin Kacifa në Bularat. Denoncim për progrom ndaj Minoritetit Etnik Grek nga ana e Policisë. Pengim për ardhje në vatrat atërore dhe pjesëmarrje në akolluthitë fetare. Refuzim i lëvizjes së lire në kufi për dhjetra qytetarë të Bashkimit Europian.

U krye sot në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Bularat Përkujtimorja dyzetëditëshe për të ndjerin të ekzekutuar nga forcat e policies, Konstandin Kacifa. Liturgjinë Hyjnore dhe akolluthitë e tjera të rastit u kryen nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri dhe priftërinj të tjerë të Mitropolisë. Familjarë dhe dhjetra besimtarë të tjerë nga Bularati, fshatra të tjerë dhe Greqia morën pjesë në lutjen e përbashkët për prehjen e shpirtit të Konstandinos. Në Qendrën Shpirtërore të Enorisë u ofrua për të gjithë pjesëmarrësit kafe nga ana e Këshillit Kishëtar. Morën pjesë gjithashtu parlamentarë nga parlamenti i Greqisë dhe Shqipërisë si edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Helenike në Gjirokastër.

***

Ndërkaq dhjetra besimtarë të tjerë, pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek që përkohësisht jetojnë në Greqi, por edhe nënshtetas të Greqisë, nga dje në darkë u ndaluan në kufi për mbërritjen e tyre në Përkujtimore. Forcat të shtuara dhe të përforcuara të policies me grupe special të ardhura nga Tirana në stacionin kufitar të Kakavisë dhe Qafë Botës (Mavromati) nuk lejuan numër të konsiderueshëm qytetarësh dhe kjo pa arsye të qenësishme, për të hyrë në Shqipëri.

Arsyet janë pa bazë ligjore ndërsa sjellja në zyrat e stacioneve kufitare i ka të gjitha ato cilësi të hetimit dhe më së shumti shkelin të drejtat e qytetarit, veçanërisht atyre të Bashkimit Europian që janë plotësisht të sanksionuara përsa i përket lëvizjes së lirë.

Posaçërisht denoncojmë se pengimi dhe refuzimi i hyrjes për pjesëtarët e MEG që kanë edhe nënshtetësi shqiptare përbën shkelje të patolerueshme të të drejtave të tyre themelore dhe plotësisht të sanksionuara. Së pari të drejtën e vizitës së lire dhe pa pengesë në fshtrat e origjinës dhe së dyti atë të të ushtruarit pa pengesë të të drejtave dhe lirive  fetare sikundër ajo e nderimit të kujtimit të parafjeturve.

Për më tepër personalitete politike nga Greqia, persona të jetës publike dhe shkencëtarë të sprovuar, së bashku edhe gazetarë iu nënshtruan në kufi “procedurave” të nëse nuk do të kishin vullnet thelbësor të gjenden pranë dhimbjes së të afërmve dhe familjarëve të të ndjerit, do të duhej të ishin përballuar krejt ndryshe duke lënë akoma më të ekspozuar praktikat e autoriteteve shtetërore.

Duke denoncuar autoritetet shtetërore të vendit për këto akte të një represioni thelbësor, ftojmë Qeverinë Greke që në mënyrë të posaçme t’i marrë në konsideratë incidentet dhe të reagojë duke patur në vëmendje mbrojtjen e Helenizmit autokton, pra pjesëtarëve dhe komuniteteve të MEG.

Qëllimi i gjithë këtij skenari terrorizimi është e lehtë të kuptohet dhe ka të bëjë jo thjesht me manipulimin e MEG por me izolimin e tij esencial nga tokat amtare me objektiv shfarosjen e tij graduale.

Për më tepër dhe paralelisht me pengimin në kufi u bënë shoqërime të shumta në numër në rajonet policore të Gjirokastrës dhe Sarandës, kuadrosh të Organizatës së OMONOIA-s dhe pjesëtarësh të thjeshtë të MEG, nga të gjitha trevat: Gjirokastër, Himarë, Sarandë, si edhe qytetarësh Grekë që legalisht kishin hyrë në territorin e Shqipërisë. Në momentet që kjo Komunikatë redaktohet autoritetet policore vazhdojnë të mbajnë në zyrat e tyre shumë grekë pa i spjeguar në thelb arsyet që me gjasa mungojnë.

Minoriteti Etnik Grek në fakt ndodhet në një klimë rrethimi dhe regjim policimi intensive, që për më tepër e koordinon shërbimi antiterror, indikacion ky i shkallës së terrorizimit dhe frikësimit.

Dhe ndërsa në Bularat ishte duke u kryer Përkujtimorja, në Gjirokastër, grupe nacionalistësh ekstremistë, demonstronin duke përforcuar drojën dhe shqetësimet për të ardhmen dhe perspektivën e Minoritetit Etnik Grek.

E gjithë kjo çështje natyrisht që do të vihet në dijeni të faktorit ndërkombëtar në mënyrë që të ndërmarr masa direkte për t’iu imponuar qeverisë shqiptare të ndërpresë këto praktika që në masë të theksuar kujtojnë periudha të izolacionit dje rrëshqitje të rrezikshme në situata të genocidit të heshtur dhe gradual.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË DURRËS/ Pi FOTOKSINË dhe tenton vetëvrasjen, çfarë ndodhi me 58 vjeçarin
Previous article TENSION NË "NIKO DOVANA"/ Kacafytje dhe grushta barkut, ja momentet e nxehta (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në një ndërtesë zyrash, dënohen 2 shqiptarët në Britani të Madhe Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në një ndërtesë zyrash, dënohen 2 shqiptarët në Britani të Madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT