• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË DYSHUAR PËR TRADHËTI/ Zelensky i heq shtetësinë katër ligjvënësve ukrainas
Home
Nderkombetare

TË DYSHUAR PËR TRADHËTI/ Zelensky i heq shtetësinë katër ligjvënësve ukrainas

11 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka revokuar shtetësinë për katër ligjvënës ukrainas të dyshuar për tradhti, tre prej të cilëve janë pjesë e një partie të ndaluar pro-ruse.

Shtetësia iu hoq Andriy Derkach, Taras Kozak, Renat Kuzmin, dhe Viktor Medvedchuk. Sipas presidentit ukrainas, kjo u bë “bazuar në materialet e përgatitura nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe nga Shërbimi Shtetëror i Sigurisë”. Të paktën tre prej këtyre personave gjenden jashtë vendit dhe që të gjithë janë nën procedime ligjore nën dyshimet për tradhti, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

“Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të popullit zgjedhin të shërbejnë jo për popullin e Ukrainës, por për vrasësit që kanë ardhur në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 10 janarit. Ai shtoi se këto nuk do të jenë vendimet e fundit të këtij lloji. Derkach, Kozak, Kuzmin, dhe Medvedchuk ishin zgjedhur deputetë në Parlamentin ukrainas, nga partia Platforma Opozitare për Jetë. Kjo parti, aktualisht është e ndaluar në Ukrainë.

Derkach ka qenë deputet për më shumë se dy dekada, por hetuesit besojnë se ai ka pranuar më shumë se gjysmë milioni dollarë nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të inteligjencës së Rusisë “për aktivitete subversive kundër Ukrainës gjatë viteve 2019-2022”. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë plenare që nga shkurti i vitit të kaluar.

Politikani Medvedchuk, kumbara i bijës të së cilit thuhet se është presidenti rus, Vladimir Putin, ishte arrestuar në prill dhe i ishte dorëzuar Rusisë në shtator gjatë një këmbimi të të burgosurve. Ndërkaq, Kozak është larguar nga Ukraina më 2021. Hetuesit kanë thënë se ligjvënësi i katërt, Kuzmin, “ka publikuar në media materiale propaganduese në dëm të Ukrainës”. Asnjëri nga këta katër ligjvënës nuk i është përgjigjur publikisht këtij vendimi të Zelenskyt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GËNJEU PËR SËMUNDJEN/ Luiz Ejlli akuzon produksionin: Ma bënë gjyqin pa marrë vesh dhe versionin tim
Previous article SËMUNDJA E LUIZIT E PAVËRTETË/ Kiara ia kthen kurrizin këngëtarit, ja biseda që bënë pas spektaklit

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT