• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DHËNAT ZYRTARE/ Bilanci i dëmeve dhe punës pas tërmetit
Home
Sociale

TË DHËNAT ZYRTARE/ Bilanci i dëmeve dhe punës pas tërmetit

7 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës vendos në mbledhjen e sotme miratimin e bonusit të qirasë për 660  familje e para që  kanë aplikuar pranë Bashkisë Durrës.

Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Çdo familje që dëshiron të aplikojë prej këtej e në vijim për përfitimin e bonusit të qirasë, duhet të dorëzojë pranë bashkisë:

  • Vërtetimin nga njësia administrative/lagjja që banesa rezulton e pabanueshme;
  • Akt Konstatimin nga Instituti i Ndërtimit ku të përcaktohet si godinë e pabanueshme, ose për t’u prishur (dokument i disponueshëm pranë Bashkisë Durrës/njësisë administrative përkatëse);
  • Çertifikatën familjare, dhe
  • Të dhënat e llogarisë bankare.

Të gjithë qytetarët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë dokumentacionin e sipërpërmendur dhe të plotësojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë.

Ndërkohë, në vijim të këtij lajmi të mirë për Durrësin, konfirmoj që në Bashkinë Tiranë janë aprovuar 922 Bonuse Qeraje, nga të cilat 554 janë shpërndarë dhe deri tani 5 familje janë akomoduar në banesa me qera.

Në vijim po ju përcjell një përditësim me informacion përmbledhës për Qarkun Tiranë.

Deri në datën 06.12.2019, të dhënat mbi dëmtimet e personave, dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë janë si më poshtë:

Dëmet në njerëz nga tërmeti:

1 qytetar ka humeur jetën

44 qytetarë të dëmtuar

3396 qytetarë të evakuuar

1016 qytetarë të strehuar çadra

395 qytetarë në qendra sociale

117 kërkesa të qytetarëve drejtuar prefekturës

Informacion mbi dëmtimet materiale në banesa dhe infrastrukturë:

7077 konstatime të kryera gjithsej

728 konstatime te kryera në pallate

6349……….konstatime te kryera ne banesa

810…………banesa të pabanueshme

1937……….banesa të dëmtuara rende

4026……….banesa të dëmtuara lehte

69…………..pallate të pabanueshme

132…………pallate të dëmtuar rende

530…………pallate të dëmtuar lehte

1…………….qendër shëndetësore e dëmtuar

106…………biznese të dëmtuara

32…………..shkolla të dëmtuara

Në shkollën “Ismail Qemali” u mbyll sot palestra në të cilën ishin strehuar 2 familje.

BASHKIA TIRANË: Është furnizuar me 350 çadra verore.

BASHKIA KAMËZ: 12 grupe pune për verifikimin e dëmtimeve nga Bashkia Kamzë janë ne terren ne zonën e Kamzës, Bathores, Paskuqanit.

Janë verifikuar 25 shkolla, nga të cilat, 1 ka dalë jashtë funksionit; 2 të dëmtuara rëndë; 15 të dëmtuara lehtë.

Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit; 1 dëmtuar rende; 4 dëmtuar lehtë.

BASHKIA KAVAJË: 5 grupe pune që veprojnë në terren.

BASHKIA RROGOZHINË: Aktualisht janë 4 grupe verifikimi në terren për qytetin e Rrogozhinës dhe 1 grup verifikimi per Njësinë Administrative Sinaballaj.

Janë shpërndarë gjithsej 29 çadra në qendrat e njësive administrative:

– Sinaballaj 7 çadra

– Lekaj 5 çadra

– Kryevidh 8 çadra

– Gose 1 çadër

– Rrogozhine 8 çadra.

Përsa i përket shkollave të dëmtuara, Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me Zyrën Arsimore po kryen zhvendosjen e nxënësve:

– Nga Shkolla Okshtun për në godinën e shkollës Gërmenj.

– Nga Shkolla Kryevidh për në godinën e shkollës Sterbeg.

– Nxënësit e shkollës Gosë dhe shkollës “Xh. Soros” në Rrogozhinë do të sistemohen tek shkollat 9-vjeçare brenda zonës.

SHËNDETËSIA

4,366 vizita të kryera në njësitë akomoduese.

1,133 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).

413 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

Ndërkohë, vijon me rigorozitet monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Në Ishëm, Manzë dhe Prezë Kala, janë vendosur çadra për ofrimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët, si dhe një njësi e lëvizshme ambulatore është vendosur në Vorë pranë kampit.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 533 (Tiranë – 235; Durrës – 252; Lezhë – 44; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 463 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAZIO-JUVENTUS/ Strakosha “engjëll mbrojtës” para dyshes Ronaldo-Dybala
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Tërmeti dhe kokrrat e ulëta të pemës elektorale

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT