• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TË DHËNAT E AGJENCISË SË DEPOZITAVE/ Shqiptarët nuk kursejnë dot, vetëm 1% kanë llogari mbi 50 mijë euro
Home
Ekonomi
Portret

TË DHËNAT E AGJENCISË SË DEPOZITAVE/ Shqiptarët nuk kursejnë dot, vetëm 1% kanë llogari mbi 50 mijë euro

28 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum dhe nuk ia dalin dot të kursejnë para’. Top Channel publikon të dhënat zyrtare që tregojnë se sa para’ kanë shqiptarët të kursyera në banka dhe se si ndahen këto kursime.

Sipas një analize të Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë kanë 2.4 milionë llogari bankare. Por, pjesa dërrmuese e tyre janë llogari pagash ose depozita të vogla dhe vetëm 24 mijë shqiptarë, ose më pak se 1% e totalit të popullsisë ka kursime bankare më të larta se sa 50 mijë euro.

Depozitat në banka janë forma kryesore ku familjet shqiptare ruajnë kursimet e tyre financiare, duke zënë 80% të totalit të kursimeve, ndërsa pjesa e mbetur janë fondet e investimeve dhe letrat me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017 totali i depozitave që familjet kanë në banka arriti në 922 miliardë lekë ose rreth 7.5 miliardë euro. Por, siç tregojnë të dhënat nga Agjencia e Depozitave, vetëm 1% e individëve ia kanë dalë të kursejnë mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ka më pak se kaq.

Numri i pakët e individëve që kanë më shumë se 50 mijë euro kursime tregon se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ka të ardhura vetëm sa për konsum dhe e ka të pamundur të kursejë para’ mjaftueshëm për të qenë e mbrojtur nga situatat e vështira ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORCAT USHTARAKE/ Rusia gati të zhvillojë manovrat më të mëdha që nga koha sovjetike
Previous article KOMENTET/ Turistja: Pas ndarjes gjeta ngushëllim në Ksamil, shqiptarja: Paske pritur për të ngrohur...

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT