Komentet në “Trip Advisor” (tashmë i njohur për të gjithë lexuesit tanë, e sidomos të rubrikës “Summer 2018”) për Shqipërinë natyrisht janë disa prej më të klikuarëve, si dhe më të lexuarat.
Aty gjen gjithëfarësoj komentesh, por ne në redaksinë e ALPENews.al përzgjedhim çdo ditë (tashmë) dy, duke i përkthyer dhe duke vënë në pah dy realitete të ndryshme.
Ndërkohë që kemi folur për çmimet, hotelet, shërbimin me ushqimin, si dhe të gjithë pikat turistike që parapëlqehen më tepër, ajo që është lënë në “hije” janë aktivitetet sportive ose jo, argëtuese ose turistike, apo edhe historike që janë të gjendshme në çdo cep të vendit tonë.
Një koment në “Trip Advisor” nga një turiste polake është:
Në vitin 2012 erdha për herë të parë për të kaluar pushimet sëbashku me vajzën time, e cila kishte kaluar një traumë psikologjike që pas ndarjes time nga bashkëshorti. Ajo ishte vetëm pesë vjeçe kur për herë të parë e pashë të buzëqeshte në detin e kaltër të Ksamilit, sepse kishte kohë që nuk kishte bërë pushime (kjo për arsye sepse bashkëshorti im nuk lejonte të dilnim vetëm). E gjendur mes një momenti lumturie, ka ndenjur në Ksamil thuajse një muaj. Shijova gatimet tradicionale të gjyshe Andës, njoha miq të mirë bashkë me vajzën time e cila për çudi u shoqërua me fëmijë të tjerë. Ksamili është bërë shkak le të themi që të ndodhte ky ndryshim pozitiv në jetët tona. Jam shumë e lumtur, këtë vit do të vij sërish në shtator sepse kështu do ta shijojmë më tepër.
Por ja çfarë ka komentuar një qytetare shqiptare:
Paske pritur Ksamilin të të ngrohë zemrën, por këtu në Shqipëri më mirë mos i hidh sytë se me shumë siguri do fillosh të zhgënjehesh. Nëse ke gjetur ndonjë shqiptar që të thotë se të dashuron mos e prano. Sa i përket për planet e shtatorit më mirë mos hajde këtë vit në Ksamil, është bërë në dëregje e vërtetë.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


