• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DËNUAR PËR VJEDHJE DHE RRËMBIM PERSONI/ OFL “i troket në derë” 4 të fortëve në Kukës (EMRAT)
Home
Breaking News

TË DËNUAR PËR VJEDHJE DHE RRËMBIM PERSONI/ OFL “i troket në derë” 4 të fortëve në Kukës (EMRAT)

21 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 qytetarëve me banim në Kukës, të dënuar për vjedhje me armë dhe rrëmbim ose mbajtja peng e personit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Xhevahir Aliaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; Bledar Halilaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL-së, dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

Rrëmbimi më 14 nëntor 2012

Refuzimi i një vajze për t’u martuar me Bledar Halilajn e ka shtyrë këtë të fundit, që në bashkëpunim me dy miqtë e tij, ta marrë peng atë për ta bindur që të kalonin jetën së bashku.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e datës 14.11.2012, kur Bledar Halilaj, në bashkëpunim me shokët e tij, Sajmir Kolgjinin dhe Vullnet Spahinë, me furgonin tip “Ford” në pronësi të Vullnet Spahisë, i cili drejtohej prej tij, në rrugën e fshatit Osmanaj i janë afruar nga afër vajzës me inicialet S. C., dhe nëpërmjet forcës e kanë hipur në furgon, dhe me shpejtësi janë larguar që aty.

Në furgon vajzën e kanë vënë me forcë në pjesën e pasme të tij. Që në momentin e rrëmbimit vajza ka kundërshtuar me forcë, ka bërtitur, por rrëmbyesit e kanë goditur me shpulla e grushte që të mos bënte asnjë veprim. Vajza kishte dalë në rrugë nga shtëpia, në pritje të furgonit që e transportonte për në shkollë, në fshatin Kolesjan, atje ku ajo punonte si mësuese.

Në furgon gjatë rrugës Bledari e kërcënonte vajzën për përgjigjen negative që ajo i kishte kthyer kërkesës së tij për t’u martuar dhe kaq mjaftoi që vajza të kuptonte se kush ishin rrëmbyesit.

Përveç Bledarit, shokët e tjerë kishin mbuluar fytyrat, për të mos u njohur nga vajza, ndërsa furgoni ishte i pajisur me perde. Rrugës në fugon, vajza S. C. i tha Bledarit dhe të tjerëve se vdiste dhe me Bledarin nuk martohej.

Ndërkohë, Halilaj është larguar drejt një zone të pyllëzuar bashkë me vajzën, ndërsa shokët e tij e braktisën. 37-vjeçari tentoi edhe të kryente marrëdhënie seksuale me të nëpërmjet dhunës, por nuk ia arriti qëllimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “MOS TA KTHEJMË SHQIPËRINË NË MORG”/ Dom Gjergj Meta apel për kujdes nga Covid-19
Previous article RRËZON OPOZITËN ME FAKTE/ Gonxhja: Ja pse akuzat e PD-së, ripostuar nga disa portale këto ditë janë fake news

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT